RRUFE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës. Lidhur me këto raste, Policia ka arrestuar disa persona.

Në Fushë Kosovë është raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre të dyshuar, një burrë dhe dy gra.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin, më 02.10.2024, tre të dyshuarit janë intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.

Në Prishtinë më 02.10.2024 është raportuar se një grua është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili ndodhet në arrati.

“Rasti është duke u hetuar”- ka njoftuar Policia.

Po ashtu, në Prishtinë është raportuar se pas një mosmarrëveshje një grua ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Policia ka njoftuar se palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.

Edhe në Gjilan më 02.10.2024 është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas njoftimit,  i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Vushtrri është raportuar se një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë më 02.10.2024.

Sipas njoftimit, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me dëshirën e saj ka shkuar tek familjarët e saj.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.


Postuar

nga