RRUFE

Pesë të arrestuar nga rastet e raportuara për dhunë në familje në një ditë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës që kanë ndodhur në katër qytete të ndryshme të vendit në 24 orët e fundit.

Në të gjitha këto raste të dhunës në familje, janë arrestuar pesë të dyshuar, tregojnë të dhënat e Policisë.

Në Prishtinë, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje të çastit që kishte pasur me gruan e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë.

Rasti ka ndodhur më 15.10.2024, rreth orës 07:57.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt” – njofton Policia, më 16.10.2024.

Një burrë tjetër është arrestuar në Gjilan, pasi siç njofton Policia, vazhdimisht i kanos dhe u shkakton probleme prindërve të tij.

Rasti ka ndodhur më 13.10.2024, rreth orës 11:30.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Një grua në Han të Elezit ka raportuar burrin e saj se pas një mosmarrëveshjeje e kshte sulmuar fizikisht.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15.10.2024, rreth orës 14:05.

Edhe në këtë rast, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia në Pejë ka arrestuar dy të dyshuar për dy raste të ndryshme të dhunës në familje që kanë ndodhur më 15.10.2024. 

Në rastin e parë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka kanosur gruan dhe vajzën e tij. Ky rast ka ndodhur rreth orës 08:30.

Të sulmuarat kanë pranuar trajtim mjekësor, njofton Policia, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë në Pejë, është arrestuar një burrë pasi kishte shkaktuar dhunë ndaj gruas së tij. 

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:30. Gruaja ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


Postuar

nga