Tre gëzhoja dhe një predhë janë gjetur në në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut, vendi ku një 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri më 05.10.2024.
Lajmin për KALLXO.com e konfimoi Ilmi Prekazi nga zyra për media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut.
“Janë gjetur tri gëzhoja dhe një predhë”- tha Prekazi për KALLXO.com.
Ndryshe, Policia e ka cilësuar si ‘vrasje të rëndë në tentativë’ rastin e plagosjes së një 38-vjeçari të shtunën më 05.10.2024 në Mitrovicë të Jugut.
Ilmi Prekazi nga zyra për media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur për Kallxo.com se “janë identifikuar të dyshuarit dhe janë në kërkim”.
38 vjeçari që mori plagë në këmbë, fillimisht u dërgua në Spitalin e Mitrovicës së Jugut më pas në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
https://kallxo.com/lajm/lajmi-i-fundit-plagosje-ne-mitrovice/