Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur të premten, më 04.10.2024, në rrugën “Mukadeze Lika”, në Prishtinë.
Në këtë rast dyshohet të jetë përfshirë një zyrtar policor.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se zyrtari policor i dyshuar është shoqëruar në IPK, ndërsa dyshohet se ka përdorur armën zyrtare të tij në këtë rast.
“I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast” – kanë njoftuar nga IPK, më 04.10.2024.
Sipas Inspektoratit, nga shkrepja e armës është lënduar një grua, e cila është dërguar për trajtim mjekësor dhe pritet që Prokuroria të ndërmarrë veprimet hetimore.
Ndërkaq, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar më 04.10.2024 suspendimin e zyrtarit policor të përfshirë në Prishtinë, e po ashtu edhe një zyrtari tjetër në Mitrovicë, i cili dyshohet ka kryer veprën penale – përvetësimi në detyrë, në një rast që IPK thotë se ka ndodhur në këtë qytet.