RRUFE

Policë nga Kosova e Shqipëria certifikohen për bomba

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarë të saj dhe të Policisë së Shqipërisë janë certifikuar në trajnimin themelor për teknikë të bombave.

“Më 18 tetor 2024, në bazën e Njësive Speciale ‘Vrella’, përfundoi me sukses ‘Trajnimi Themelor për Teknik të Bombave’, ku pesë zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe shtatë zyrtarë nga Policia e Shqipërisë u certifikuan pas trajnimit intensiv”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ky program i zhvilluar në bashkëpunim me Njësinë Speciale për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese (NJTME), përfshiu trajnim teorik dhe praktik, me qëllim rritjen e kapaciteteve në identifikimin dhe çaktivizimin e mjeteve eksplozive.

Bashkëpunimi mes policive të të dyja vendeve, ka thuhet në njoftim, ka kontribuar ndjeshëm në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale.


Postuar

,

nga