RRUFE

Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes në mjegull

Pas shfaqjes së mjegullës në disa vende në rajonin e Ferizajt,  Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull. 

“Në rajonin e Ferizajt ka filluar shfaqja/prezenca e mjegullës në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët. Apelojmë tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull”- thuhet në komunikatën e Policisë, të lëshuar më 22.10.2024. 

Tutje, Policia nga shoferët ka këkruar që të mbajnë në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, duke qenë se mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

Te shoferët, po ashtu  është apeluar që të përdorin dritat e mjegullës, të ndezin dritat gjatë ngasjes, por mos t’i ndezin dritat me rreze të gjatë, t’i mbajnë ndezur dritat e shkurtra, të mbajnë nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes dhe të mbajnë krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes. 

“Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. – Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Postuar

nga