Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.
E.O., 45-vjeç dhe M.M., 32-vjeç, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa ndaj tyre është inicuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.
Sipas njoftimit të Policisë, rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete.
Vjedhjet dyshohen të jenë kryer nga një grup prej katër personave.
Policia ka bërë të ditur se kanë sekuestruar dhe katër automjete (dyshohen të jenë të vjedhura) që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave.
Lidhur me këto raste policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.