RRUFE

Policia gjen të vdekur personin që po kërkohej për vjedhje të armës zyrtare

Një person që po kërkohej si i dyshuar për vjedhje të armës zyrtare është gjetur i vdekur rreth orës 19:45, më 29.10.2024, nga njësitet e stacionit policor në Pejë.

I ndjeri po kërkohej pasi në stacionin policor në Pejё mё 26.10.2024 ishte raportuar se nё fshatin Vitomiricё–Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, sipas familjarit (zyrtar nё Shërbimin Korrektues tё Kosovёs), i cili ka deklaruar se i ёshtё vjedhur arma zyrtare.

“Stacioni Policor në Pejё, me datё 26.10.2024 rreth orёs 20:20, ёshtё informuar se nё fshatin Vitomiricё–Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, sipas familjarit (zyrtar nё Shërbimin korrektues tё Kosovёs), i cili ka deklaruar se iu ёshtё vjedhur arma zyrtare” – thuhej në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen.

Trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.


Postuar

nga