Një grua nga Suhareka raportohet të jetë dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më 01.10.2024.
“Lidhur me rastin njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe viktima femër kosovare pasi është dërguar në spitalin rajonal në Prizren është konstatuar se ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë të publikuar më 02.10.2024.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.