Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën më 30.09.2024, në Lipjan në rrugën “Avdi Kelmendi.”
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës i dyshuari derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin.
Si pasojë e këtij aksidenti, Policia tha se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Tutje u tregua se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: