RRUFE

Policia konfiskon armë dhe realizon qindra urdhëresa të gjykatave në rajonin e Prishtinës

Policia ka bërë të ditur se zyrtarë të saj për rajonin e Prishtinës, gjatë javës së kaluar  (30 shtator, 1-6 tetor 2024), në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, kanë realizuar 219 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 42 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, etj. Kurse, kanë konfiskuar 10 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”- thuhet në njoftim.

​Ndërkohë, sipas njoftimit, aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. “Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 10 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”- thuhet në njoftim.

Po sipas policisë, aksionet në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, kanë rezultuar me shqiptimin e 5,300 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.


Postuar

nga