RRUFE

Presidentja Osmani u takua me komandantin e NATO-s dhe komandantin e ri të KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka  pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, të shoqëruar edhe nga komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Osmani, tha se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

“Gjatë diskutimit, Presidentja Osmani shprehu vlerësimin për mbështetjen e NATO-s, për lirinë e Kosovës si dhe për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë”- shkruan Presidenca.

Sipas njoftimit, presidentja Osmani ritheksoi objektivin strategjik të Kosovës për integrim në komunitetin euroatlantik, duke shprehur besimin se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Misioni paqeruajtës i Aleancës Veriatlantike (NATO) – KFOR-i në Kosovë ka ndërruar komandën. Ky mision tashmë do ta ketë një gjeneralmajor nga Italia, përderisa deri tanimë udhëhiqej nga përfaqësues nga Turqia.

Të premten më 11.10.2024 po mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës. Gjeneralmajori i Ushtrisë turke, Ozkan Ulutas i ka dorëzuar komandën gjeneralmajorit të Ushtrisë italiane, Enrico Barduani.

Barduani do ta kryesojë forcën shumëkombëshe të udhëhequr nga NATO-ja nga e premtja më 11.10.2024.

Komandanti i deritanishëm i KFOR-it, Ozkan Utulas tha se komunitetit në Kosovë ndajnë një vizion për një vend të qetë e të sigurt.

“Në muajt e parë kam parë përkushtimin e popullit për të shkuar përtej historisë së konfliktit. Përkundër dallimeve, të gjitha komunitetet në Kosovë, ndajnë një vizion të për një vend të të qetë, të sigurtë dhe përparimtar”- theksoi ai në këtë ngjarje.

KFOR-i në Kosovë aktualisht ka 4,443 trupa.


Postuar

nga

Etiketa: