RRUFE

Prishtinë, dy raste të dhunës në familje raportohen gjatë 24 orëve

Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Në njërin rast dyshohet se burri ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes, ndërsa në rastin tjetër, djali ka sulmuar  babain e  tij, shkruan në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar më 29.10.2024.

Për rastin e parë, dyshohet se më 27.10.2024 rreth orës 17:30, një grua ka informuar se bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë psikike. 

Sipas Policisë, viktima dhe i dyshuari janë në proces të ndarjes (shkurorëzimit).

Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq rasti tjetër, ku i dyshuari ka sulmuar babain e tij, raportohet të ketë ndodhur më 28.10.2024 rreth orës 19:30. 

I dyshuari është arrestuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Rastet janë klasifikuar si vepër penale “dhunë në familje”.


Postuar

nga