Një burrë në Prishtinë ka raportuar më 07.10.2024 se persona të panjohur ia kanë vjedhur nga kasaforta një revole të cilën e kishte me leje të skaduar.
Policia nuk raporton për ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë rast.
Në raportin 24-orësh të Policisë njoftohet se rasti cilësohet si ‘vjedhje e rëndë’ dhe është në hetim.