RRUFE

Prizren, dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve të fundit

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në Prizren, më 28.10.2024.

Në rastin e parë, një person është gjetur pa shenja jete në rrugë, njofton Policia.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në ora 10:20 dhe ekipet përkatëse të sigurisë kanë dalënë vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. 

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML (Institut të Mjekësisë Ligjore) për obduksion” – ka njoftuar Policia, më 29.10.2024.

Në rastin e dytë, një person është gjetur i shtrirë në tokë, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësore është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka vdekur. 

Ky rast ka ndodhur rreth orës 13:10, sipas Policisë, dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.

Të dy rastet janë inicuar si “Hetim i vdekjes”.


Postuar

nga