Dy raste të vjedhjeve të veturave janë raportuar në Policinë e Kosovës më 06.10.2024, në Klinë dhe Istog.
Sipas Policisë, në Klinë një person ka raportuar se persona të dyshuar i kanë vjedhur veturën e tij të tipit VW.
Kurse në Istog po ashtu një person ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura e tipit Mercedes.
Policia e Kosovës, më 07.10.2024, ka bërë të ditur se të dyja rastet janë duke u hetuar.