Një person dyshohet se ka plagosur veten aksidentalisht me armë zjarri në bjeshkën e Lumbardhit në fshatin Leshovë të Pejës, të mërkurën, më 02.10.2024.
Sipas Policisë, burri i aksidentalisht e ka qëlluar veten me armë zjarri në dorë, dhe pas trajtimit mjekësor në spitalin e Pejës, është dërguar në QKUK.
Sipas tyre, të mërkurën, më 02.10.2024, rreth orës 17:20 Stacioni Policor në Pejë është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë, një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore.
Policia tutje, njofton se personi që kishte qëlluar veten me armë, kishte deklaruar se bashkë me një person tjetër kishte dalë për shëtitje në fshatin Leshovë të Pejës dhe derisa ishte duke shtënë me armë, i njëjti është rrëzuar dhe aksidentalisht kishte shtënë me armë në drejtim të vetes së tij dhe është lënduar.
“Nga i dyshuari ёshtё sekuestruar njё armё, pistoletё FXS cal:9x19mm, dy karikatorë tё sё njëjtёs armë, shtatёmbёdhjetё fishekё cal: 9mm”- thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.
https://kallxo.com/lajm/policia-nje-person-plagosi-veten-aksidentalisht-ne-bjeshken-e-lumbardhit-ne-peje/?fbclid=IwY2xjawFrRq1leHRuA2FlbQIxMQABHbBmRjry7Suj9YUFJNx4DbK74fIhBdzMMZpi4C4IpCEvs_pSnx6-P2bbSw_aem_ZZDzEZbbHJsMS6g_Il_UQA