Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dje me 05.10.2024 në Prishtinë, pasi dyshohet se nën motive të panjohura janë rrahur në mes vete.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor.
Të dyshuarit e tjerë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.