RRUFE

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë takohet me Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme

Ka filluar takimi mes Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe udhëheqësit të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav.

Takimi po mbahet i mbyllur për media.

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka marrë detyrën më 01.09.2024 për një periudhë fillestare prej dy vitesh. Këtë mandat paraprakisht e ka pasur Tomas Szunyog, i cili ka qenë si ambasador i BE-së në Kosovë nga viti 2020.

Ambasadori i ri ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut nga viti 2012 deri më 2016 dhe në Mal të Zi, nga viti 2016 deri më 2020.

Nga Këshilli Europian kanë thënë se Orav do të luajë një rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike e cila bashkëpunon me rajonin.

 


Postuar

nga