RRUFE

Shqipëri, policia arreston të dyshuarin për plagosje në shkurt të 2024-ës

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se e ka arrestuar një person të dyshuar për plagosje në Malësi të Madhe.

Policia thotë se i shpalluri në kërkim për plagosje të një shtetasi me armë zjarri në muajin shkurt të vitit 2024, 35-vjeçari është arrestuar.

“Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim,  shërbimet e Komisariatit të  Policisë Malësi e Madhe,  kapën në Bajzë dhe ndaluan shtetasin E(M). H., 35 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan”- thuhet në njoftim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sipas policisë, ky shtetas më datë 29.02.2024, në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe ka plagosur në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Postuar

,

nga