RRUFE

Sot në Prishtinë organizohet gara në vrapim në mbështetje të grave me kancer të gjirit

Në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, sot në Prishtinë nga ora 12:00 organizohet gara në vrapim, në mbështetje të grave të diagnostifikuar me kancer të gjirit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këtë garë, në ndërkohë ka njoftuar se në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë mamografia bëhet pa pagesë.

“T’ju japim forcë së bashku!Ato janë heroinat tona. Mos harroni, në tre Qendra të Mjekësisë Familjare pa pagesë mund të bëni mamografinë:Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare; Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania; Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Veternik” – ka shkruar Rama.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës subvencionon të diagnostifikuarit me kancer të gjirit.


Postuar

nga