Së paku dy persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me armë zjarri në Shkodër pasditen e datës 30.10.2024, raportojnë mediat lokale në Shqipëri, Top Channel dhe Euronews Albania.
Ekipe të shumta të Policisë dhe autoambulanca janë parë në vendin e ngjarjes.
Raportohet se sulmi ndodhi derisa pati vetura në lëvizje.
Nga pamjet e publikuara në media, shihet se një veturë është aksidentuar duke goditur murin jashtë rrugës.