Etiketë: Aksident
-
Tetë të lënduar nga aksidenti në Veternik po trajtohen në QKUK
Tetë të lënduar nga aksidenti zinxhiror në Veternik të Prishtinës janë pranuar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se deri më tani kanë pranuar tetë pacientë dhe të gjithë janë në gjendje stabile. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë…
-
U raportua se zv/ministri Tafarshiku shkaktoi aksident në gjendje të dehur, Kurti pret hetimin nga organet e rendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për aksidentin në Gjakovë, për të cilin disa media kanë raportuar se ka qenë i përfshirë zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku dhe se ai ka goditur me veturë zyrtare një motoçiklist, përderisa ka qenë i dehur. Kurti shprehu keqardhje për aksidentin e tha se beson që njësoj…
-
Dy aksidente brenda një ore te udhëkryqi te Mensa e Studentëve në Prishtinë
Dy aksidente kanë ndodhur brenda një ore te udhëkryqi te Mensa e Studentëve në Prishtinë, të martën, më 08.10.2024. Në të dy aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy vetura. Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa i dyti rreth orës 17:30. Në vendngjarje për rastin e dytë janë parë edhe Policia dhe…
-
Aksident në rrugën Suharekë-Carralevë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Suhrekë-Carralevë, më 06.10.2024, rreth orës 14:30. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. “Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës…
-
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, disa persona të lënduar
Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot me 06.10.2024, rreth orës 07:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Prizren – veri. Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një minibus. “Sipas informative të para nga njësitet në vendngjarje, dyshohet për…
-
Aksident zinxhiror në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, disa të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror mes tre automjeteve në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga zyra për media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut i cili tha se të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta. “Rreth orës 18:00,…
-
Shtatë të lënduar nga një aksident në Shirokë të Suharekës
Shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Shirokë të Suharekës, që ka ndodhur të mërkurën më 02.10.2024. Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar.…
-
Policia jep detaje për aksidentin në Lipjan, motoçiklisti goditi këmbësorin – FOTO
Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën më 30.09.2024, në Lipjan në rrugën “Avdi Kelmendi.” Siç ka njoftuar Policia e Kosovës i dyshuari derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin. Si pasojë e këtij aksidenti, Policia tha se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Tutje u tregua se i dyshuari është…