Etiketë: Albin Kurti
-
Presidentja Osmani u takua me ambasadorët e SHBA-së dhe të BE-së para vizitës së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të premten, më 25.10.2024, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dhe atë të Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav. Me ambasadorin Hovenier, presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend. “Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u…
-
Presidentja Osmani e kryeministri Kurti presin të shtunën presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti do të presin në takim më 26.10.2024 presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja Osmani do ta presë në takim presidenten e Komisionit Europian në ora 09:45. Presidenca ka njoftuar se pas takimit do të ketë konferencë për media. Ndërsa,…
-
Kosova në pritje të heqjes së masave ndëshkuese, shtetet e BE-së “vazhdojnë diskutimet”
Tash e 16 muaj, kudo që shkojnë në takime përfaqësuesit shtetëror të Kosovës kërkojnë nga partnerët e shteteve respektive që vendit t’i hiqen masat e vëna nga Bashkimi Europian. Ndonëse kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në përfundim të këtij viti kalendarik, shtetet e Bashkimit Europian ende nuk e kanë një qëndrim…
-
Kurti ripërsërit kërkesat ndaj Serbisë për një “dialog të suksesshëm” në Bruksel
Kryeministri Albin Kurti tha se po pret që të njoftohet nga kryenegociatori Besnik Bislimi, se çfarë është diskutuar gjatë takimit Bruksel, atje ku po mbahen takimet në kuadër të dialogu Kosovë- Serbi në nivel kryenegociatorësh. Kurti ripërsëriti kërkesat ndaj Serbisë në mënyrë që të ketë sukses në dialog. Dorëzimi i Milan Radoiçiqit, nënshkrimi i Marrëveshjes…
-
“Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”: Osmani, Kurti e Vitia i bashkëngjiten marshit kundër kancerit të gjirit
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar një ecje simbolike me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” në bashkëpunim me organizatën “Jeta Vita”, për të tretin vit radhazi. Ngjyra rozë mbizotëronte te dhjetëra qytetarë që iu bashkuan kësaj ecjeje që u nis nga sheshi “Ibrahim…
-
Siguria dhe dialogu, tema diskutimi mes Kurtit dhe komandantit të KFOR-it
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë temë e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe komandantit të misionit të KFOR-it, gjeneralmajor, Enrico Barduani. Gjeneralmajor Barduani nënvizoi kontributin e KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe…
-
Kurti: Telekomin e nxorëm nga humnera
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me mbështetjen që i kanë dhënë Telekomit të Kosovës kanë arritur ta nxjerrin nga humnera dhe ta orientojnë drejt zhvillimit. Gjatë mbledhjes së Qeverisë, më 23.10.2024, ai tha se Telekomi i Kosovës çdo ditë po i modernizon shërbimet, duke shtuar se zhvillimi i sektorit të komunikimeve elektroteknike po merr…
-
Kurti në fundjavë pret në Kosovë presidenten e Komisionit Europian
Kryeministri i Kosovës do të pres gjatë fundjavës në Kosovë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Gjatë mbledhjes së Qeverisë, më 23.10.2024, ai tha se me von der Leyen të do të diskutojnë në lidhje me Zbatimin e Planit të Reformave dhe të Rritjes. Ndër të tjera, Kurti përmendi të arriturat në Samitin…
-
Era parazgjedhore ashpërson retorikën e fyerjeve dhe akuzave mes rivalëve politikë
Sa më shumë që avitet koha e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë aq më shumë egërsohet diskursi në skenën politike. Doza e fyerjeve, etiketimeve dhe akuzave mes rivalëve politikë ka arritur në nivelin ku politikanët nuk kursehen më nga përdorimi i shprehjeve: “tradhtar”, “spiun i Serbisë”, “hajn i taksave të qytetarëve”, “zhvatës”, “kriminel”,…
-
Qeveria jep detaje për takimin Kurti – O’Brien: U diskutua edhe rreth raporteve me Serbinë
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe Ndihmëssekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien, është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej raportet ndërmjet dy vendeve. Në njoftim thuhet se u diskutua edhe rreth raporteve me Serbinë, procesin e dialogut…