Etiketë: Arbërie Nagavci
-
Rezultatet e Kosovës në PISA 2022, numri i inspektorëve të Arsimit nën llupën e Raportit të Progresit
Bashkimi Europian në Raportin e Progresit ia ka përmendur Kosovës rezultatet në testin PISA 2022 që u publikuan më 05.12.2023 dhe numrin e ulët të inspektorëve të Arsimit. Për Bashkimin Europian, edhe pse Kosova është duke bërë disa përpjekje për të përmirësuar cilësinë e arsimit, ende ka pak përparim në implementimin e strategjisë së Arsimit…
-
Jasharaj e quan ‘ironike’ rritjen e paralajmëruar të pagave, paralajmëron protestë masive e greva
Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) e ka quajtur ‘ironike’ rritjen e pagës në vlerë 55 euro për punëtorët e sektorit publik, sidomos për mësimdhënësit, e cila u kumtua nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti se do të ndodhë në janar 2025. Në një intervistë për KALLXO.com, kryetari i SBASHK-ut,…
-
Kthimi i nxënëses me mbulesë në Gjimnazin “Bedri Pejani”, a tha Ministria e Arsimit “Shamia nuk konsiderohet mbulesë fetare”?
Një nxënëse me mbulesë po e vijon mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani” pasi asaj fillimisht për një muaj iu ndalua të shkonte në shkollë për shkak të shamisë që mbante në kokë. Drejtoria e Arsimit në Komunën e Pejës dhe drejtoria e Gjimnazit “Bedri Pejani” vendosën ta lejojnë nxënësen ta vijojë mësimin duke u bazuar…
-
Kosova sheh rritje të vetëlëndimit të nxënësve ndërsa psikologët në shkolla mungojnë
Rastet e vetëlëndimit në shkolla fillore të mesme të ulëta dhe shkolla të mesme të larta në Kosovë janë duke u rritur përderisa psikologët në shkolla mund të punësohen vetëm nëse shkolla i ka mbi 1000 nxënës, duke u bazuar në një Udhëzim Administrativ të Ministrisë së Arsimit. Një drejtor shkolle në një fshat të…
-
Dyshohet se 8 nxënës në Kamenicë provuan ta lëndojnë njëri-tjetrin, shkak ‘loja’ në TikTok
Dyshohet se tetë nxënës të një shkolle fillore të mesme të ulët në një fshat të komunës së Kamenicës, më 11.10.2024, kanë tentuar ta lëndojnë njëri-tjetrin, duke u ndikuar nga një lojë e rrezikshme në TikTok. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtori i Arsimit në Kamenicë, Afrim Dervishi. Nxënësit në Kamenicë, sipas tij, kanë…
-
Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro për organizimin e Olimpiadës Matematike për vajza
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 11.10.2024 është marrë vendim për ndarjen e 200,000 eurove për organizimin e Olimpiadës Matematike për vajza ‘EGMO 2025’. Sipas ministres Nagavci, Olimpiada Matematike për vajza do të mbahet për herë të parë në Kosovë dhe organizohet nga Shoqata…
-
Nagavci ‘në Facebook’ me përkushtim për vajzat, e kritikon drejtoresha e Arsimit në Gjakovë pas rasteve të nxënëseve që lënduan veten
Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova- Baçi e ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci pasi ia ka kushtuar një postim Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, më 11.10.2024. Drejtoresha Kumnova- Baçi këtë javë që shkoi, u ballafaqua me 19 raste të nxënëseve që i lënduan duart e tyre me mjete të mprehta, të nxitura nga…
-
Çerdhja në Prizren mori vendim që të mos i pranojë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët me pampersa
Drejtori i çerdhes në lagjen “Bajram Curri” në qytetin e Prizrenit, Driton Susuri ka miratuar një vendim që të mos i pranojë në këtë çerdhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët me pampersa nga data 14.10.2024. Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj- Gutaj e ka mohuar se është konsultuar drejtori i çerdhes në…
-
Rastet e vetëlëndimit të nxënëseve në Gjakovë të nxitura nga loja në “TikTok”, reagojnë ministret Nagavci e Haxhiu
Pas raportimeve të KALLXO.com për rastet e nxënëseve të komunës së Gjakovës të cilat kanë lënduar veten të nxitura nga një lojë në “TikTok”, më në fund ka reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, sot, më 10.10.2024, ministrja Nagavci u ka bërë thirrje prindërve dhe mësimdhënësve…
-
Hapen konkurset për drejtorë të Inspektoratit të Arsimit dhe të Qendrës së Studentëve
Ministria e Arsimit ka hapur konkursin për drejtor të Qendrës së Studentëve dhe konkursin për drejtor të Inspektoratit të Arsimit. Nga fundi i vitit të kaluar këto institucione të Arsimit janë udhëhequr nga ushtrues detyre të drejtorit. Qendra e Studentëve ka ushtrues detyre, Ekrem Rudarin. Ndërsa, më 23.11.2023, Nebih Behluli u emërua në pozitën e…