Etiketë: arrestim
-
I gjenden mbi 160 mijë euro në shtëpi, kapet i dyshuari për tregti të ndaluar dhe kontabandim të mallrave në Prishtinë
I dyshuari me inciale B.M është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprat panale ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’, në Prishtinë më 10.10.2024. “Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NjRHKEK) Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Personi, për policinë ka qenë…
-
FBI-ja arreston një burrë afgan për planifikim të një sulmi në SHBA
Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) ka arrestuar një burrë afgan, për të cilin zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë thonë se ishte frymëzuar nga organizata militante Shteti Islamik dhe po planifikonte një sulm në Ditën e Zgjedhjeve, duke synuar turma të mëdha në SHBA. Nasir Ahmad Tawhedi, 27 vjeç, nga Oklahoma City, u tha hetuesve…
-
Aksioni i Policisë dhe PSRK-së në Ministrinë e Mjedisit, një i arrestuar e një tjetër në kërkim, sekuestrohen armë e dokumente
Një person është arrestuar pas aksionit të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të martën më 08.10.2024. Dy institucionet njoftuan se i dyshuari I.B. u arrestua për veprat penale – keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, dhe – armëmbajtje pa leje. Ndërsa, i dyshuari i dytë, N.H.…
-
Shiti veturën që e mori me qira, arrestohet një burrë në Prishtinë
Policia ka arrestuar një burrë në Prishtinë, më 07.10 2024, nën dyshimin se kishte shitur një veturë të marr me qira më 14.09.2024. Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në raportin 24-orësh të publikuar më 08.10.2024, Policia njofton se rasti po trajtohet si ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’.
-
Prizren, arrestohet një inspektor i ndërtimit
Policia e Kosovës më 07.10.2024 ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar lidhur me ndërtimin e një kompleksi në fshatin Landovicë në Prizren. Sipas njoftimit, dyshohet se inspektori përgjegjës i ndërtimit nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke lejuar që pronari ta modifikojë objektin. “Pas ndërmarrjes se veprimeve…
-
Arrestohen një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës në Prishtinë, gjatë kontrollit Policia u gjeti narkotikë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë dhe një të Kosovës dje me 05.10.2024 në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 11.1 gramë substancë e dyshuar marihuanë dhe 1.5 gramë substancë narkotike tjetër. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit…
-
Rrahje në Prishtinë, arrestohen pesë persona
Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dje me 05.10.2024 në Prishtinë, pasi dyshohet se nën motive të panjohura janë rrahur në mes vete. Sipas Policisë, me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor. Të dyshuarit e tjerë pas intervistimit janë dërguar në…
-
Pejë, arrestohet një burrë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
Policia ka njoftuar se një burrë është ankuar ndaj një personi, për kundërmim nga shpezët (pula dhe pata), të cilat i mbante i dyshuari. Sipas Policisë, personi që kishte raportuar rastin, ka lajmëruar edhe inspektorët të cilët pasi kishin dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari i kishte kërcënuar. “Njёsitet relevante kanё arrestuar tё dyshuarin…
-
Arrestime për fajde në Prizren – FOTO
Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde”, gjatë një operacioni në Prizren. Dyshimet janë se të dyshuarit përfituan dhjetëra, mijëra euro duke kryer veprën penale të lartcekur. Aksioni është kryer nga ana e Njësisë Speciale Operative e Policisë së Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren. Pas arrestimeve, hetuesit…
-
Nga dyshimet për sulm seksual ndaj gruas – në shantazh ndaj burrit, arrestohet e dyshuara në Ferizaj
Policia e Kosovës bën të ditur se në Ferizaj u raportua se një grua ishte sulmuar nga një burrë. Por sipas të dhënave policore, pas intervistimit të dy palëve, është dëshmuar se e dyshuara i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit. Sipas policisë, në konsultim me prokurorin është rikualifikuar vepra penale nga…