Etiketë: BE
-
Bislimi: Do t’i zbatojmë rekomandimet e KE-së, pavarësisht masave të padrejta ndaj Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është zotuar se ekzekutivi kosovar do t’i zbatojë rekomandimet nga Raporti i Progresit i Komisionit Europian, që u publikua më 30.10.2024, pavarësisht “masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës”. Në një konferencë të përbashkët me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ai ka deklaruar se me gjithë…
-
Raporti i Progresit: Nuk ka progres në gjetjen e një modeli për financimin afatgjatë dhe të pavarur të RTK-së
Raporti i Progresit i Bashkimit Europian për Kosovën ka theksuar se nuk ka pasur progres në gjetjen e një modeli të financimit afatgjatë, të qëndrueshëm dhe të pavarur për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Raporti ka theksuar se edhe Ligji për RTK-në edhe Ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve janë ende pezull. Ndër të tjera…
-
Raporti i Progresit: RTK të zgjedh drejtor që siguron pavarësi editoriale
Raporti i Progresit i Bashkimit Europian e ka vlerësuar të rëndësishme që drejtori i ardhshëm i Radio Televizionit të Kosovës të emërohet përmes një procesi të bazuar në merita, për të siguruar autonomi institucionale dhe pavarësi editoriale. Në raportin e progresit për Kosovën përmendet dorëheqja e ish-drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili kishte thënë…
-
BE-ja kritikon Serbinë për shkelje të obligimeve të dala nga dialogu me Kosovën
Bashkimi Europian i ka cilësuar si shkelje të qarta të obligimeve të Serbisë në Dialogun Kosovë- Serbi, veprimet e fundit që ky shtet i ka ndërmarrë në raport me Kosovën. “Projektligji i propozuar nga Qeveria e Serbisë [për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e autoriteteve gjyqësore në…
-
BE-ja thotë se Serbia ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën
Bashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar një projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”. Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi projektligjin për siç e…
-
Raporti i Progresit pritet t’u kërkojë Kosovës e Serbisë zbatimin urgjent të marrëveshjeve
Komisioni Evropian do të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që, pa vonesa, të ndërmarrin hapa në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, si dhe të obligimeve të tjera, të dala nga procesi i dialogut. Kjo porosi është përfshirë në draftet e Raporteve të Progresit si…
-
Presidentja Osmani u takua me ambasadorët e SHBA-së dhe të BE-së para vizitës së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të premten, më 25.10.2024, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dhe atë të Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav. Me ambasadorin Hovenier, presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend. “Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u…
-
Kosova në pritje të heqjes së masave ndëshkuese, shtetet e BE-së “vazhdojnë diskutimet”
Tash e 16 muaj, kudo që shkojnë në takime përfaqësuesit shtetëror të Kosovës kërkojnë nga partnerët e shteteve respektive që vendit t’i hiqen masat e vëna nga Bashkimi Europian. Ndonëse kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në përfundim të këtij viti kalendarik, shtetet e Bashkimit Europian ende nuk e kanë një qëndrim…
-
Në Bruksel sot mbahet rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi
Në Bruksel, më 24.10.2024, do të mbahet rundi i ri i bisedimeve Kosovë- Serbi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Para katër ditësh, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se ka punuar më së shumti për përgatitjen e takimit të 24 tetorit për dialogun e lehtësuar…
-
Kaos a bashkëpunim? Dilema e Ballkanit Perëndimor
Në njërën anë, bashkëpunim dhe optimizëm. Në anën tjetër, paralajmërime për paqëndrueshmëri. Ky dualizëm karakterizon prej kohësh Ballkanin Perëndimor – rajonin ku aspiratat për partneritet dhe përparim ndeshen shpesh me përçarjet dhe mosbesimin historik. Përfaqësuesit e gjashtë vendeve të tij – Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës –…