RRUFE

Etiketë: Bejrut

  • Shefi i Pentagonit: SHBA kërkon nga Izraeli të reduktojë sulmet ndaj Bejrutit

    Shtetet e Bashkuara duan që Izraeli të reduktojë disa nga sulmet brenda dhe rreth Bejrutit, tha të shtunën (19.10.2024) Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. “Numri i viktimave civile ka qenë shumë i lartë”, tha ai. “Ne do të donim që Izraeli të reduktonte disa nga sulmet ndaj Bejrutit dhe rreth tij si dhe do…

  • Izraeli vijon sulmet në Gazë dhe Bejrut kundër militantëve

    Izraeli vazhdoi edhe të dielën sulmet kundër militantëve të Hamasit në Gazë po ashtu edhe kundër militantëve të Hezbollahut në Bejrut, ndërsa autoritetet shëndetësore në këto zona kanë njoftuar për viktima. Në prag të njëvjetorit të 7 tetorit, dita kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin, familjet e shumë pengjeve e kanë akuzuar shpesh kryeministrin Benjamin…

  • Izraeli kryen sulme ajrore në Bejrut dhe në veri të Libanit

    Izraeli ka zgjeruar bombardimet në Liban më 5 tetor, duke goditur periferitë në jug të Bejrutit përmes 12 sulmeve ajrore dhe duke sulmuar një kamp të refugjatëve palestinezë në veri të Libanit. Kjo është hera e parë që Izraeli ka sulmuar veriun e Libanit. Sulmi në kampin Bedavi, afër Tripolit në veri, la të vrarë…

  • OKB: Shumica e strehimoreve të Libanit janë mbushur me të zhvendosur

    Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se shumica e gati 900 strehimoreve të Libanit janë mbushur plotësisht dhe se njerëz që po ikin nga bombardimet izraelite, janë duke fjetur nëpër rrugë dhe parqe publike. “Gati të gjitha 900 strehimoret kolektive të vendosura nga Qeveria në Liban janë mbushur tashmë”, tha Rula Amin nga…

  • Izraeli urdhëron evakuim nga Libani jugor, teksa në Bejrut dëgjohen shpërthime

    Ushtria e Izraelit u ka bërë thirrje banorëve të më shumë se 20 qytezave në jug të Libanit të largohen nga shtëpitë e tyre menjëherë të enjten. Ndërkohë, në Bejrut janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme. Thirrjet për evakuim nga qytezat jugore vlejnë edhe për kryeqytetit provincial, Nabatieh, që nënkupton se një operacion tjetër izraelit…

  • Të paktën shtatë të vrarë nga një sulm izraelit në Bejrut

    Një sulm ajror izraelit gjatë natës në kryeqytetin libanez, Bejrut, ka lënë të vrarë shtatë punëtorë shëndetësorë dhe të ekipeve të shpëtimit, tha një organizatë shëndetësore islamike më 03.10.2024. Sulmi ajror në qarkun e banuar Bashura, shënjestroi një ndërtesë shumëkatëshe ku gjendet edhe zyra e Shoqërisë Shëndetësore, një grup për shpëtim, i lidhur me Hezbollahun…