Etiketë: dhunim
-
Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunimin e një të miture
Një person është arrestuar në Podujevë me 27.10.2024, pasi dyshohet për dhunimin e një të miture. Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Viktima, siç raporton Policia, është dërguar për ekzaminim mjekësor.
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të dyshuar për dhunim
Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e një personi të dyshuar për veprën penale – dhunim. Personi i dyshuar sipas Policisë është Mazllum (Sadri) Brahimaj, i lindur me 01.04.1970 nё Kashicё të Istogut. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për…
-
Një grua dyshohet të jetë dhunuar në Prizren
Një grua dyshohet se është dhunuar në Prizren, më 13.10.2024. Kështu ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh, të lëshuar sot më 18.10.2024. Tutje raportohet se viktima, në konsultim e prokurorin, është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në QKUK, në Prishtinë dhe se e njëjta po vazhdon të trajtohet atje. Në raportin e Policisë nuk raportohet…
-
Dyshohet se dhunoi një grua, arrestohet
Policia ka njoftuar se raportohet se një grua është dhunuar në Pejë më 11.10.2024. I dyshuari është arrestuar. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
-
Një vajzë e mitur në Fushë Kosovë raportoi se u dhunua nga një person, arrestohet i dyshuari
Një person është dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur në Fushë Kosovë. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. “Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar rastin. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raport.