Etiketë: Ervehe Gashi
-
Shpallen fajtorë për keqpërdorim detyre, dy të pandehurit dënohen me nga 6 muaj burg, dënimi u zëvendësohet me gjobë nga 3 mijë euro
Në seancën gjyqësore ndaj dy të pandehurve Beqir Berisha dhe Berat Kabashi, sot, më 22.10.2024, në Gjykatën e Prizrenit, kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, pranoi në tërësi marrëveshjen për pranimin e fajësisë. Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë ishte arritur më 18.10.2024 mes Prokurorisë së Shtetit dhe të akuzuarve. Kështu, gjyqtarja Raima Elezi mori vendim…
-
Gjykimi i dy të akuzuarve për keqpërdorim detyre në Komunën e Suharekës, mbrojtja propozon negocimin e marrëveshjes
Në seancën ndaj dy të pandehurve Beqir Berisha dhe Berat Kabashi, sot, më 15.10.2024, në Gjykatën e Prizrenit, mbrojtja ka propozuar negocimin e marrëveshjes. Të pandehurit Beqir Berisha dhe Berat Kabashi dyshohen se i kanë shkaktuar dëm Komunës së Suharekës në vlerë 6 mijë e 839 euro. Gjatë seancës, mbrojtësi i të pandehurit Beqir Berisha,…
-
Gjykimi për kontrabandimin e 80 mijë kg duhan, për shkak të problemeve teknike kërkohet që provat të konsiderohen të dëgjuara
13 të pandehurit në lidhje me akuzat për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan sot, më 09.10.2024, janë ulur sërish në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit. Në këtë rast për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen Besart Malaj, Ilir Bobi, Hekuran Dana, Dritëro Zeka, Jeton Berisha, Millan Vidosavleviq, Artan Oseku…
-
Gjykata e Prizrenit cakton paraburgim për inspektorin e ndërtimtarisë, Bashkim Krasniqin
Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj inspektorit të ndërtimtarisë të Komunës së Prizrenit, Bashkim Krasniqi, në seancën e mbajtur më 09.10.2024. Prokuroria për të pandehurin Krasniqi dyshon ta ketë kryer veprën penale – keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar dhe kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij. Kërkesë që është…
-
Mungojnë zyrtarët policor, ndërpritet seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan
13 të pandehurit në lidhje me akuzat për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan, sot më datë 08.10.2024, janë ulur sërish në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit. Në këtë rast për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen Besart Malaj, Ilir Bobi, Hekuran Dana, Dritëro Zeka, Jeton Berisha, Milan Vidosavljeviq, Artan…