Etiketë: Fushë Kosovë
-
Konfiskohen 150 kilogramë peshk në tregun e Bresjes në Fushë Kosovë
Në tregun e Bresjes në Fushë Kosovë, në mëngjesin e sotëm (15.10.2024) janë konfiskuar 150 kilogramë peshk. Kështu ka thënë për KALLXO.com Milaim Vitia, kryetari i Federatës së Peshkatarëve Sportiv Rekreativ të Kosovës (FPSRKS). Sipas Vitisë, informata për këtë rast është pranuar në orën 09:10, ku një qytetar (peshkatar) ka njoftuar se një person nga…
-
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme në një veturë në Fushë Kosovë
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se vetura e tij që ishte e parkuar është përfshirë nga zjarri, në Fushë Kosovë. Sipas organeve të rendit, në bazë të hetimeve fillestare dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht. “Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe sipas hetimeve të para dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht.…
-
Fushë Kosovë, babai e raporton të zhdukur djalin e tij të mitur
Babai ka raportuar në Policinë e Kosovës se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di se ku ndodhet. Rasti është raportuar në Fushë Kosovë. Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij- i mitur, ka dalë nga…
-
Një vajzë e mitur në Fushë Kosovë raportoi se u dhunua nga një person, arrestohet i dyshuari
Një person është dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur në Fushë Kosovë. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. “Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar rastin. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raport.
-
IPK arrestoi një polic të mbrojtjes së afërt, dyshohet se kanosi dy policë
Një zyrtar i Policisë së Kosovës, pjesëtar i njësisë për mbrojtje të afërt, është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës. Polici në fjalë është arrestuar dje, më 06.10.2024, në Fushë Kosovë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”. “Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar…
-
VIDEO – Rrëfimi i nënës për kushtet e rënda në shkollë për djalin e saj me aftësi të kufizuara
Në një video-material i cili u publikua në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës krahas debatit “Jeta në Komunë” është edhe rrëfimi i një nëne, e cila sfidohet çdo ditë nga mungesa e qasjes në gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në këtë qytet. Sipas Miradije Salihut, djali i saj me karrocë i cili është nxënës në këtë shkollë…
-
Burim Berisha përballë premtimeve të tij në Jeta në Komunë – VIDEO
Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, në vitin 2021 kur garonte për mandatin e radhës, kishte dhënë disa premtime për këtë komunë të cilat do t’i realizonte disa brenda mandatit e disa në kohë edhe më të shkurtë. Për këto premtime Berisha u përball në debatin “Jeta në Komunë” me hulumtimin e ekipit të KALLXO.com,…
-
Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një e dyshuar në Fushë Kosovë. “Lidhur me rastin e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Ndërkohë, në Kllokot…
-
Kanoset një zyrtar policor në Fushë Kosovë
Një rast i pengimit të personit zyrtar është raportuar se ka ndodhur më 02.10.2024 në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, një person ka kanosur verbalisht zyrtarin policor duke e penguar atë në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.