Etiketë: Gjakove
-
Gjakovë, nënë e bijë arrestohen si të dyshuara për dhunë në familje
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në katër qytete të ndryshme të Kosovës. Prej këtyre rasteve të dhunës në familje kanë rezultuar pesë të arrestuar. Një burrë në Fushë Kosovë është arrestuar pasi gruaja e tij e ka raportuar se ka ushtruar dhunë…
-
Denoncohet një rast i vjedhjes në depon e Spitalit të Gjakovës
Një punëtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës e ka informuar Policinë e Kosovës se është kryer një vjedhje në depon e këtij spitali. Punëtori sipas policisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e objektit të Spitalit dhe kanë vjedhur disa gjëra që shërbejnë për asgjësim të shiringave dhe materialeve…
-
Dhuna në familje, arrestohen burrë e grua në Gjakovë nën dyshimin se janë rrahur mes vete
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit të Policisë, rastet janë raportuar se kanë ndodhur në Prishtinë dhe Gjakovë. Lidhur me këto raste Policia ka arrestuar disa të dyshuar. Në Prishtinë më 23.10.2024 është raportuar se një grua në vazhdimësi është duke pasur…
-
Arrestohen burri dhe prindërit e tij në Gjakovë, dyshohen për dhunë ndaj gruas
Tre persona janë arrestuar, burri me dy prindërit e tij, dje me 18.10.2024 në Gjakovë, pasi dyshohen për dhunë ndaj gruas. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer tek familja e prindërve të saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit, burri dhe babai i tij janë dërguar në mbajtje, ndërsa…
-
Katër raste të armëmbajtjeve pa leje raportohen brenda një dite
Brenda një dite, në raste të ndryshme, janë arrestuar katër persona nga Policia e Kosovës, për armëmbajte pa leje. Në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar një person pasi, Policia ka siguruar një fotografi ku ai është vërejtur me armë në brez. Policia njofton se i dyshuari më pas është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin…
-
Nagavci ‘në Facebook’ me përkushtim për vajzat, e kritikon drejtoresha e Arsimit në Gjakovë pas rasteve të nxënëseve që lënduan veten
Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova- Baçi e ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci pasi ia ka kushtuar një postim Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, më 11.10.2024. Drejtoresha Kumnova- Baçi këtë javë që shkoi, u ballafaqua me 19 raste të nxënëseve që i lënduan duart e tyre me mjete të mprehta, të nxitura nga…
-
Rastet e vetëlëndimit të nxënëseve në Gjakovë të nxitura nga loja në “TikTok”, reagojnë ministret Nagavci e Haxhiu
Pas raportimeve të KALLXO.com për rastet e nxënëseve të komunës së Gjakovës të cilat kanë lënduar veten të nxitura nga një lojë në “TikTok”, më në fund ka reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, sot, më 10.10.2024, ministrja Nagavci u ka bërë thirrje prindërve dhe mësimdhënësve…
-
19 nxënëse në Gjakovë dyshohet se u nxitën nga loja në ‘TikTok’ t’i lëndojnë duart me teh të mprehëseve të lapsave
KALLXO.com raportoi më 08.10.2024 se 13 nxënëse në Gjakovë i kanë lënduar duart me mjete të mprehta, të nxitura nga një video (lojë) në ‘TikTok’. Megjithatë, numri i rasteve është rritur në 19 deri më tani, ndërsa pesë nxënëse janë duke u intervistuar nga Policia. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtoresha e Arsimit e…
-
Raportohen gjashtë raste të dhunës në familje, arrestohen pesë të dyshuar
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në pesë qytete të ndryshme të Kosovës. Në mesin e këtyre rasteve të dhunës në familje janë arrestuar pesë të dyshuar. Policia në Lipjan ka arrestuar një person pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.…
-
Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga ‘loja në TikTok’
Ka shkuar në 13 numri i rasteve të konfirmuara i nxënëseve që i kanë lënduar duart e tyre me mjete të mprehta në Gjakovë. Dyshohet se këto nxënëse janë të klasave 6 deri 9 të shkollave në Gjakovë dhe e kanë lënduar veten në duar me mjete të mprehta pasi janë nxitur nga një video…