Etiketë: gjermania
-
Gjermania dhe partnerët pritet t’ia sigurojnë Kosovës skanerët për kontrollin e mallrave në kufi
Pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për ndryshimin e masës për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia, Gjermania e ka kthyer sërish në agjendë çështjen e skanerëve të teknologjisë së lartë për kontrollin e mallrave në kufi. Zëdhënësi i Ambasadës Gjermane në Kosovë, Christian Bottcher ka deklaruar se Gjermania është e prirur të mbështesë…
-
Gjermania mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare në Merdarë për mallrat që vijnë nga Serbia. Rohde më 07.10.2024 ka thënë se ky vendim “shënon hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s”. “E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e…
-
Gjermania feston Ditën e Bashkimit
3 Tetor – Gjermania feston Ditën e Bashkimit. Por megjithë dinamikën e përgjithshme pozitive edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve lindore e perëndimore ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale. Festimet e sivjetshme për Ditën e Bashkimit Gjerman zhvillohen në Shverin (Schwerin), në kryeqytetin e landit lindor Mecklenburg-Pommerani. Kryeministrja e…
-
Sarrazin: Hapi i radhës në planin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë është drafti i Asociacionit
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë qëndrimit në Kosovë, më 02.10.2024, ka folur për planin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Sarrazin-it, hapi i radhës në planin implementues është krijimi i draftit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se…
-
Steinmeier pret në takim Osmanin: Kosova duhet të punojë për t’i krijuar kushtet për anëtarësim në BE dhe KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier, të mërkurën më 02.10.2024. Zyra e Presidentit Steinmeier ka publikuar një fotografi me Osmanin me përshkrimin se “Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe në Këshillin e Europës”.…
-
Osmani takon deputetin gjerman Michael Roth: Gjermania, aleate tradicionale e popullit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Gjermani më 01.10.2024, ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth. Siç njofton Presidenca, në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë. Një pjesë e diskutimit thuhet se u fokusua edhe në…