Etiketë: Gjykata
-
Kontrabanda me migrantë nga Siria, shtyhet gjykimi në mungesë të anëtares së trupit gjykues
Ka dështuar të mbahet seanca e datës së sotme, 29.10.2024, në Gjykatën e Prizrenit, ndaj të akuzuarit për kontrabandim me migrantë, Avdulla Osmani. Seanca gjyqësore dështoi të mbahet për shkak të mungesës së një anëtareje të trupit gjykues. Kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha, deklaroi se nuk kishte kushte ligjore për të vazhduar me…
-
Vrasja në Prishtinë, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për të pandehurin G.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë. Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të…
-
Gjykata vendos ndaj ish-kryetarit të LDK– Dega në Drenas, Bedri Nikës dhe nipit të tij të akuzuar për shpëlarje parash
Bedri Nika, ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Drenas dhe Albian Nika, të akuzuar për shpëlarje të parave janë shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës. Gjykata e Prishtinës më 28.10.2024 ka marrë vendim për herën e dytë ndaj dy të akuzuarve. Ndaj të njëjtëve do të mbahet seancë e veçantë për caktimin…
-
Dështon seanca ndaj dy të akuzuarve për rastin e aksidentit me fatalitet në autostradë më 2023
Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore më 28.10.2024 në Gjykatën e Prizrenit, në rastin e dy të akuzuarve Arlind Syla dhe Irfan Hoti, për garën automobilistike në autostradën “Ibrahim Rugova” më 2023, nga e cila mbetën të vdekur tre persona. Seanca gjyqësore dështoi të mbahet për shkak të mungesës së një anëtareje të trupit gjykues.…
-
Gjykata merr sërish vendim për tre të dyshuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Gjykata e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të dyshuar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 2023. Liridona Ademaj ishe gruaja e të dyshuarit, Naim Murseli. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. Të dyshuarve…
-
Rasti i qytetarit me Komunën e Skenderajt, gjykata merr vendim për matjen e pronës
Gjykata e Mitrovicës ka marrë vendim që brenda 15 ditësh të bëhet ekspetiza gjeodezike për rastin e pronës, ndërmjet qytetarit Selim Behramaj dhe Komunës së Skenderajt. Kështu vendosi gjykata në seancën e mbajtur më 18.10.2024. Behramaj akuzon Komunën e Skenderajt për rrënim të shtëpisë dhe marrjen e pronës së tij, në marsin e vitit 2024…
-
Supremja për çështjen e gjykimit në mungesë për Banjskën: ‘Është në diskrecionin e gjyqtarëve që të vendosin’
Në seancën e datës 25.09.2024, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte njoftuar se do t`i drejtohet Gjykatës Supreme për të kërkuar opinion nëse në rastin “Banjska” mund të aplikohet gjykimi në mungesë. Gjykata Supreme ka konfirmuar për Kallxo.com se lidhur me kërkesën e tyre rreth kësaj çështje e ka njoftuar Gjykatën Themelore. “Ju njoftojmë se Gjykata…
-
Burgim dhe gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në protestat në veri
Lazar Dejanoviq është dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë. Gjykata e Prishtinës për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” i shqiptoi dënim me 8 muaj burgim ndërsa për veprën penale “pjesëmarrja në turme që kryen vepër penale dhe huliganizmi” i shqiptoi dënim me gjobë prej 10,000 euro.…
-
Vendimi i Gjykatës – Paraburgim ndaj zyrtarit të MMPHI-së, Naser Hafizi
Gjykata e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj zyrtarit të MMPHI-së, Naser Hafizi, i cili u arrestua dje në Aeroportin e Prishtinës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit Naser Hafizi, avokati Shpëtim Mehmeti. “Kërkesa është aprovuar për caktimin e masës së paraburgimit, të njëjtën kemi me ankimu dhe me…
-
Të dyshuarit për manipulim të provave në ngjarjen e rëndë në Aktash i vazhdohet masa e paraburgimit
Gjykata Themelore e Prishtinës i ka vazhduar edhe për 2 muaj masën e paraburgimit Vesel Bunjakut, si i dyshuar se ka manipuluar me provat në ngjarjen e rëndë që ndodhi më 01.09.2024 në lagjen Aktash në Prishtinë. Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës së Prishtinës. “Ju njoftojmë se më datë 09.10.2024 Gjykata…