Etiketë: Gjykata e Prishtinës
-
Gjykimi për 400 kilogramë kokainë, përfundon dëshminë asistentja e Departamentit të Importit të kompanisë ku u gjet droga
Në gjykimin ndaj Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Faton Vrajollit, Kadri Brahimit dhe Fehmi Bytyçit, të akuzuar për rastin e 400 kilogramëve kokainë që ishin gjetur në oborrin e kompanisë “MC Food” në hyrje të Lipjanit në vitin 2021 në seancën e 24.10.2024 ka përfunduar dëshminë dëshmitarja Mimoza Haxha, e cila kishte filluar dëshminë në seancën…
-
I akuzuari Bedri Krasniqi në gjykimin kanosje: “I nderuar gjyqtar, çfarëdo vendimi që jep ti, ai për mua përfundon këtu”
Në gjykimin ndaj Bedri Krasniqit, i cili akuzohet për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit, në seancën e datës 24.10.2024 në Gjykatën e Prishtinës janë dhënë fjalët përfundimtare nga palët në procedurë. Bedri Krasniqi në fjalën përfundimtare deklaroi se çfarëdo vendimi që do të marrë Gjykata ai nuk do të bëjë ankesë. “I nderuar gjyqtar, çfarëdo vendimi…
-
Gjykimi për vrasjen në Dumnicë të Podujevës, dëshmojnë vajza dhe djali i viktimës
Në gjykimin e Besnik Salihut, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij S.S., vrasje që ka ndodhur në Dumnicë të Podujevës më 2023, në seancën e 23.10.2024 kanë dëshmuar vajza dhe djali i viktimës. Besnik Salihu po akuzohet për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje. Pos Besnik Salihut, i akuzuar është…
-
Mungojnë shumica e të akuzuarve, dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend më 2015
Kryeparlamentari i Kosovës, Galuk Konjufca, deputetët Pal Lekaj dhe Time Kadriaj, ish-deputetet Aida Dërguti dhe Besa Baftija kanë munguar në seancën e shqyrtimit fillestar lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në objektin e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015. Për dallim nga të akuzuarit e lartcekur prezente në gjykatë si e akuzuar ishte ish-deputetja, Teuta…
-
Prokuroria Speciale nge aktakuzë kundër një personi për “fshehje të terroristëve”
Prokuroria Speciale, më 23.10.2024, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Prishtinës, kundër të pandehurit K.H, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fshehje ose moslajmërim i terroristëve dhe grupeve terroriste’’, paraparë me Kodin Penal. Komunikata citon aktakuzën sipas së cilës i pandehuri K.H., është takuar dhe ka marrë…
-
I akuzuar se zyrtarit kundërligjshëm i lejoi shtesat për 8 vjet e gjysmë, ish-drejtori komunal i Fushë-Kosovës deklarohet i pafajshëm
I akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ish-drejtori komunal i Fushë-Kosovës, Maliq Berisha, në seancën e datës 22.10.2024 u deklarua i pafajshëm për veprën që i vihet në barrë. Maliq Berisha po akuzohet se si drejtor i Shërbimeve Publike dhe Mjedisit në Komunën e Fushë-Kosovës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër…
-
Grabitja e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarëve, dështon seanca ndaj të akuzuarve
Ka dështuar përsëri të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve Dardan Gashi, Milaim Lipovica, Kushtrim Xhaka, Agron Berisha, Viktor Sogojeva dhe Nexhat Muqolli, të cilët po akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizim i grupit kriminal” dhe “Grabitja”. Sipas dosjes së prokurorisë më datë 18.11.2021 në rrugën regjionale Gjilan-Prishtinë në fshatin Parallovë…
-
Rifillon gjykimi ndaj noterit të akuzuar Sinan Visoka
Në Gjykatën e Prishtinës më 21.10.2024 ka rifilluar rishtas shqyrtimi gjyqësor ndaj noterit Sinan Visoka dhe Lirim Mustafës. Noteri Visoka po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim, kurse Lirim Mustafa për mashtrim lidhur me rastin për ndarjen e trashëgimisë së të ndjerit Ruzhdi Mustafa. Kryetarja e trupit gjykues Sulltane Hoti deklaroi se rifillimi…
-
I akuzuari për kime lufte në rajonin e Pejës, Millorad Gjokoviq ballafaqohet me rrëfimin e dëshmitarit
Milloroad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë në periudhën 1998-1999, doli edhe një herë para gjykatës së Prishtinës për t`u ballafaqur me akuzat e Prokurorisë Speciale që rëndojnë ndaj tij. Gjokoviq akuzohet se gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Ozdrim të Pejës dhe fshatrat përreth, në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, kishte…
-
Dosja e Prokurorisë ndaj Nazer Hafizit, i arrestuar nën dyshimet për falje të borxheve për kompanitë ambalazhuese
Gjykata e Prishtinës më 11.10.2024 i ka caktuar masën e paraburgimit, zyrtarit të MMPHI-së Naser Hafizit, lidhur me dyshimet për faljen e borgjeve – taksën ujore kompanive ambalazhuese. Kallxo.com ka arritur të sigurojë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Hafizit. Naser Hafizi po dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje të…