Etiketë: grabitje
-
Grabitje nën kërcënimin e armës në mes të ditës në Prishtinë
Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka qenë viktimë e një grabitje të enjten në Prishtinë, në mes të ditës. Ai ka raportuar në Policin se i janë grabitur para nga një i dyshuar, i cili kishte armë në dorë, më 24.10.2024, rreth orës 13:26 në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë së…
-
Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për vjedhjet në rajonin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 22.10.2024 ka arrestuar edhe të dyshuarin e tretë në lidhje me disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës. F.C., 35-vjeç, është i arrestuari i tretë për këto raste, ndërkohë që Policia është në kërkim të personit të katërt A.M., i cili dyshohet të jetë…
-
Grabitja e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarëve, dështon seanca ndaj të akuzuarve
Ka dështuar përsëri të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve Dardan Gashi, Milaim Lipovica, Kushtrim Xhaka, Agron Berisha, Viktor Sogojeva dhe Nexhat Muqolli, të cilët po akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizim i grupit kriminal” dhe “Grabitja”. Sipas dosjes së prokurorisë më datë 18.11.2021 në rrugën regjionale Gjilan-Prishtinë në fshatin Parallovë…
-
Dyshohet për grabitje, arrestohet një 42-vjeçar në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një 42-vjeçar në Graçanicë për grabitje. Më 19.10.2024, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ka arrestuar të dyshuarin rreth 20 ditë pas grabitjes të cilën dyshohet se e ka bërë 42-vjeçari. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se I.J dyshohet se ka kryer vjedhjen më 29.09.2024 në Graçanicë. “Puna…
-
Mitrovicë, kërkohej nga Gjermania, Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për vrasje e grabitje
Një 27-vjeçar është arrestuar sot, më 17.10.2024, në Mitrovicë, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman. I arrestuari dyshohet se ka kryer dy vepra penale – vrasje, dhe – grabitje. Ai u arrestua nga njësiti FAST Kosova, me mbështetje të Njësisë Speciale Intervenuese. “Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Rënda i…
-
Dy të arrestuar për grabitje në Prizren, i treti në arrati
Një burrë ka raportuar se është sulmuar nga tre persona, të cilët më pas i kanë grabitur 75 euro dhe dy telefon, në Prizren, më 09.10.2024. Policia thotë se ka identifikuar të dyshuarit dhe kanë arrestuar dy prej tyre, të cilët janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje. Ndërsa, i dyshuari i tretë gjendet në…
-
Një taksist në Prishtinë raporton se nën kërcënimin e thikës iu grabitën 100 euro
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 05.10.2024 në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë, një taksist ka raportuar se dy persona të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 100 euro. Sipas Policisë, viktima kishte qenë duke punuar për një kompani të taksive. Rasti vazhdon të hetohet.