Etiketë: hamas
-
Izraeli e ndalon Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë
Izraeli e kaloi të hënën një ligj i cili ia ndalon punën në vend Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, UNRWA. Ky legjislacion ka mundësi të ndikojë edhe në punën e Agjencisë në Gazën e rrënuar nga lufta. Ligjvënësit, të cilët e përpiluan ligjin, u thirrën mbi përfshirjen e disa pjesëtarëve të stafit…
-
Mbi 43,000 palestinezë të vrarë në luftën njëvjeçare në Gazë
Më shumë se 43 mijë palestinezë, mbi gjysma gra dhe fëmijë, janë vrarë deri tani në luftën njëvjeçare në Rripin e Gazës, tha të hënën Ministria palestineze e Shëndetësisë. Kjo shifër përfshin edhe 96 të vdekurit që u dërguan në spitalet e Gazës në dy ditët e fundit, tha kjo Ministri, e cila udhëhiqet nga…
-
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se do të punojë me “urgjencë” për zgjidhje diplomatike, me qëllim që t’i jepet fund ofensivës së Izraelit në Liban, por tha se fillimisht është thelbësore që të ketë mirëkuptim për çarmatosjen e Hezbollahut. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të…
-
Të paktën 38 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis
Një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 38 persona në Han Junis, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë më 25 tetor. Sulmi, që ndodhi mëngjesin e së premtes, vjen teksa ushtria izraelite po vazhdon ofensivën në Liban dhe Gazë, pavarësisht presionit ndërkombëtar për armëpushim. Ushtria izraelite tha përmes një njoftimi se “një numër i terroristëve…
-
Një prej raketave të lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku gjendej Sekretari Blinken
Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore jehuan mbi Tel Aviv të mërkurën ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte para përfundimit të vizitës në Izrael. Tymi nga një prej raketave që u rrëzua nga Izraeli shihej mbi hotelin ku qëndroi Sekretari Blinken, para se të udhëtonte drejt Arabisë Saudite. Disa zyrtarë të lartë të Departamentit të…
-
Biden: Mund të jetë më e lehtë të arrihet një armëpushim në Liban sesa në Gazë
Presidenti amerikan, Joe Biden ka sugjeruar se negocimi i një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të jenë më i lehtë sesa ai mes Izraelit dhe Hamasit. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor. Sikurse dhe grupi palestinez, Hamas, ai është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja. Ndërkaq,…
-
Hamasi konfirmon vdekjen e Sinwarit
Khalil al-Hayya, udhëheqës i lartë politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka konfirmuar më 18 tetor vdekjen e liderit të grupit, Yahya Sinwar. Përmes një deklarate televizive, Al-Hayyaa, përsëriti qëndrimin e Hamasit se nuk do të lirojë pengjet izraelite që u kapën gjatë…
-
Kush ishte udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwari?
Izraeli konfirmoi se udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, ideatori i sulmeve të 7 tetorit në Izrael, që shkaktuan luftën në Gazë, u vra në një operacion ushtarak. Vdekja e tij shërben si një moment domethënës në operacionin pothuajse njëvjeçar të Izraelit ndaj grupit militant dhe mund të ndërlikojë përpjekjet për të liruar personat që ende…
-
Një vit më pas: Marrëdhënia e vështirë e Europës me Izraelin
Pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 vendet anëtare të BE-së ishin fillimisht unanimisht në krah të Izraelit. Tani, 12 muaj më pas, situata ka ndryshuar, edhe në radhët e BE-së. Reagimet e para të BE dhe shteteve anëtare të tij ishin të qarta: ata e dënuan sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit…
-
Përvjetori i sulmeve të “Hamasit” ndaj Izraelit në hijen e luftës së përshkallëzuar
Izraelitët shënojnë sot (07.10.2024) njëvjetorin e sulmit shkatërrimtar të “Hamasit”, që shkaktoi një luftë e cila nxiti protesta anembanë botës dhe rrezikon të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindje të Mesme, shkruan Reuters. Ceremonia dhe protestat në Jerusalem dhe në Izraelin jugor është paraparë të fillojnë në orën 06:29 kur kishte nisur…