Etiketë: izraeli
-
Lideri suprem i Iranit thotë se Hamasi do të mbijetojë, pavarësisht se iu vra lideri
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë të shtunën se Hamasi – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – do të “mbetet i gjallë”, megjithëse lideri i tij Yahya Sinwar u vra ditë më parë. Khamenei tha në një komunikatë të shtunën se “humbja e Sinëarit është padyshim…
-
Shtëpia e Netanyahut sulmohet me dron, thotë zëdhënësi i tij
Një dron u lëshua në drejtim të shtëpisë së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytezën veriore të Izraelit, Caesarea, të shtunën, tha zëdhënësi i tij. Zëdhënësi tha se Netanyahu nuk ishte në shtëpi në atë kohë dhe se nuk ka viktima nga ky sulm. Më herët, ushtria izraelite tha se një dron u lëshua…
-
OKB paralajmëron Izraelin kundër transferimit me forcë të civilëve nga veriu i Gazës
Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volker Turk, paralajmëroi Izraelin se çdo “transferim me forcë e në shkallë të gjerë” i civilëve nga veriu i Gazës, do të përbënte krim lufte nëse nuk bëhet për “arsye të domosdoshme ushtarake”. “Urdhrat për evakuim që lëshohen nga Izraeli duket se janë të dizajnuara…
-
Të paktën 28 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Gazë
Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, të shndërruar në vend ku strehohen të zhvendosurit në Gazë, ka lënë të vrarë të paktën 28 persona, përfshirë pesë fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Ushtria izraelite tha se sulmi goditi dhjetëra pjesëtarë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara…
-
Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit në Gazë
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha se udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, është vrarë në Gazë më 17 tetor. Ndërkaq, ushtria izraelite po ashtu e konfirmojë vrasjen e udhëheqësit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – duke shkruar në X se Sinwar “është…
-
Kryetari në mesin e 16 të vrarëve nga sulmi izraelit në ndërtesë komunale në Liban
Ushtria izraelite e ka bombarduar një ndërtesë komunale në një qytet në jug të Libanit të mërkurën, duke i vrarë 16 njerëz, përfshirë kryetarin e komunës, njoftuan zyrtarët libanezë. Ky ishte sulmi ma i madh ndaj një ndërtese shtetërore të Libanit prej se Izraeli i nisi bombardimet. Zyrtarët e Libanit e dënuan këtë sulm në…
-
Izraeli thotë se nuk do të godasë objektet bërthamore apo rezervat iraniane të naftës
Administrata e Presidentit Biden beson se ka marrë garanci nga Izraeli se nuk do të godasë objektet bërthamore iraniane apo të naftës, ndërsa ka në plan të kundërpërgjigjet pas sulmit iranian me raketa në fillim të muajit, thanë të martën dy zyrtarë amerikanë. Qeveria amerikane beson gjithashtu se dërgimi në Izrael i një sistemi të…
-
Sulmi izraelit vret 18 njerëz në veri të Libanit, larg bastioneve të Hezbollahut
Një sulm ajror izraelit e goditi një ndërtesë banimi në veri të Libanit të hënën, duke i vrarë së paku 18 njerëz, tha Kryqi i Kuq i Libanit. Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende lajmin dhe nuk është e qartë se kush ishte në shënjestër të këtij sulmi. Sulmi goditi një ndërtesë të vogël…
-
Netanyahu i kërkon OKB-së tërheqjen e menjëhershme të paqeruajtësve nga Libani
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OKB-së të tërheqë menjëherë paqeruajtësit nga bastionet e Hezbollahut, ndërsa luftimet me militantët po intensifikohen. Deklarata e zotit Netanyahu vjen pas dy incidentesh brenda 48 orësh që rezultuan me plagosjen e disa paqeruajtësve nga sulmet izraelite. Ushtria izraelite publikoi ndërkohë të dielën një video ku shfaqej një tunel…
-
Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli do të sulmojë pikat ushtarake dhe energjike në Iran
Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar, ka raportuar rrjeti amerikan NBC, duke përmendur mundësinë e shënjestrimit në instrastruktrës ushtarake dhe të energjisë. Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa…