Etiketë: Jeta në Komunë
-
Ferit Idrizi në krye të Vushtrrisë – Për tri vjet, 14 herë drejtorë të ndërruar
Tri vitet e Ferit Idrizit të PDK-së në krye të Vushtrrisë janë karakterizuar me shumë emërime e dorëheqje të drejtorëve komunalë. Ekipi i “Jeta në Komunë” ka evidentuar se gjithsej 14 herë janë ndërruar drejtorë në drejtori të ndryshme që nga ardhja në pushtet e Idrizit në Vushtrri. Disa drejtori në Komunën e Vushtrrisë udhëhiqen…
-
Përballja e Shpejtim Bulliqit me premtimet e tij në ‘Jeta në Komunë’
Gjatë fushatës zgjedhore, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë disa premtime për qytetarët e Podujevës. Gjatë debatit “Jeta në Komunë” ai kishte premtuar renovim të shkollës në fshatin Llugë. Madje, ai kishte thënë që projekti do të përmbyllet në vitin 2022. Tri vjet pasi dha këtë premtim, gjendja në shkollën “Ilir Kunushevci” në Llugë…
-
Kryetari i Podujevës përballë Jeta Xharrës – VIDEO
Sonte në #KallxoPërnime mund të ndiqni debatin e radhës në kuadër të debateve “Jeta në Komunë’. Përballë Jeta Xharrës dhe Kuvendit Komunal është kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. -A i mbajti premtimet gjatë zgjedhjeve kryetari i Podujevës? -Me cilat projekte krenohet Shpejtim Bulliqi në tri vite qeverisje? -A ka punësime partiake gjatë qeverisjes…
-
Burim Berisha po shkon, problemet në Fushë Kosovë po mbeten
Mungesa e ujit pijshëm, hapësirat e gjelbra, parkingjet dhe ndërtimet e larta janë vetëm disa nga problemet të cilat kryetari aktual Burim Berisha do t’ia trashëgojë pasardhësit të tij. Edhe pse Burim Berisha nga LDK po e drejton Fushë Kosovën për të katërtin mandat me radhë, nuk arriti të zgjidhë problemin me ujin e pijshëm.…
-
Kryetari i Dragashit përballë problemit mbi 20-vjeçar me ujë të pijshëm
Tash e mbi dy dekada Komuna e Dragashit vazhdon të ketë problem me ujë të pijes. Për këtë problem ende nuk u gjet zgjedhje as në mandatin e Bexhet Xhaladinit nga LDK, i cili triumfoi përballë Shaban Shabanit të PDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2021. Në vitin 2021, Bexhet Xheladini kishte premtuar se qysh…
-
Përballja e Totajt me punësimet politike e familjare në Prizren
Punësimet politike dhe familjare gjatë mandatit të kryetarit Shaqir Totaj në Prizren ishin kryefjala e debatit mbi performancën e komunës që udhëhiqet nga PDK pas një mandati që Prizrenin e kishte nën udhëheqje Lëvizja Vetëvendosje. Shaqir Totaj, në vitin e tretë të udhëheqjes së komunës u përball me pasqyrën e punës së tij pak para…
-
“Me ja shti bagerin varrezave e me i gjujtë në shpat është akt qyqar”- Kush i largoi mbi 80 varre nga fshati Gjocaj të Junikut?
Largimi i 80 varrezave me mjete të rënda nga një hapësirë në fshatin Gjocaj në Junik u ngrit si çështje në emisionin në “Jeta në Komunë”, në të cilin kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ishte përballë Jeta Xharrës dhe Asamblesë Komunale. Sipas banorit Riza Ganijaj, kjo u bë me vendim të drejtorit të…
-
Ruzhdi Shehu sfidohet me projektet që ka promovuar në Junik
Në emisionin “Jeta në Komunë” përveç matjes së premtimeve, monitorohen edhe punët e kryera nga kryetarët e komunave të Kosovës. Në rubrikën “Pas shiritit” projektet e promovuara nga kryetarët e komunave në rrjetet sociale, verifikohen në terren nga hulumtuesit e KALLXO.com, nëse janë realizuar dhe a e kanë cilësinë ashtu siç edhe janë promovuar. Kryetari…
-
Ruzhdi Shehu përballë premtimeve të tij në “Jeta në Komunë”
Me premtime për projekte të ndryshme duke nisur nga qasja e shtëpive të Junikut në sistemin e kanalizimit, ujë të pijes për lagjen “Agim Ramadani”, salla sportive, çerdhe, parqe, Ruzhdi Shehu mori votat dhe fitoi pozitën e të parit të Komunës së Junikut në zgjedhjet lokale të vitit 2021. Në debatin “Jeta në Komunë” ai…
-
Kryetari i Junikut përballë Jeta Xharrës – VIDEO
Në emisionin “Kallxo Përnime” mund të ndiqni debatin e radhës “Jeta në Komunë” në Komunën e Junikut. Përballë Jeta Xharrës dhe Kuvendit Komunal është kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu. Në vitin 2021, Ruzhdi Shehu i Lidhjes Demokratike të Kosovës fitoi në balotazh ndaj Agron Kuqit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Emisioni “Jeta…