Etiketë: kanosje
-
Fajde, shpëlarje parash, kanosje, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër pesë personave
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për vepra penale që lidhen me fajde, shpëlarje parash, kanosje dhe pengim i të provuarit në procedurë penale. Të akuzuarit në këtë rast janë pandehurit: N.S., A.S; B. S., SH. S. dhe J.F. Aktakuza është ngritur për vepra penale që dyshohet se janë kryer periudhën kohore 2020-2022…
-
Zveçan, gruaja raporton se u kanos me mesazh
Të dielën më 27.10.2024 një grua në Zveçan ka raportuar se është kansur përmes një SMS (mesazh) nga një grua. Sipas policisë rasti është duke u hetuar. Policia këtë rast e ka cilësuar si “kanosje”.
-
Vendimi i Gjykatës ndaj Bedri Krasniqit, i akuzuar për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit
Gjykata e Prishtinës më 28.10.2024, e ka liruar Bedri Krasniqin nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit. Gjyqtari i rastit Sabit Sadikaj, gjatë shpalljes së aktgjykimit tha se nuk është vërtetuar se e njëjti ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet nga prokuroria. “Gjykata ka ardhë në këtë përfundim pasi që ka dëgjuar në…
-
Gruaja raportoi se ish- bashkëshorti theu urdhrin mbrojtës dhe e kërcënoi brenda një marketi
Një burrë po dyshohet se theu urdhrin e gjykatës dhe iu afrua ish- bashkëshortes së tij e më pas e kërcënoi të njëjtën. Gruaja e ka raportuar rastin në polici deri sa kishte thënë se ishte në një lokal ushqimor dhe aty kishte shkuar ish- bashkëshorti dhe e kishte kërcënuar. Viktima në këtë rast kishte…
-
I akuzuari Bedri Krasniqi në gjykimin kanosje: “I nderuar gjyqtar, çfarëdo vendimi që jep ti, ai për mua përfundon këtu”
Në gjykimin ndaj Bedri Krasniqit, i cili akuzohet për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit, në seancën e datës 24.10.2024 në Gjykatën e Prishtinës janë dhënë fjalët përfundimtare nga palët në procedurë. Bedri Krasniqi në fjalën përfundimtare deklaroi se çfarëdo vendimi që do të marrë Gjykata ai nuk do të bëjë ankesë. “I nderuar gjyqtar, çfarëdo vendimi…
-
Kanosi një grua me armë zjarri, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar dje me 18.10.2024 në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një grua. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
-
Ngritet aktakuzë kundër një personi për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan më 2023
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi që dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe disa pjestarëve të Policisë së Kosovës, gjatë protestës së dhunshme të disa qytetarëve serbë më 29.05.2023 në Zveçan. Sipas njoftimit të prokurorisë më 15.10.2024, aktakuza…
-
Caktohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi
Gjykata e Prishtinës, sot më 11.10.2024 e ka caktuar seancën dëgjimore nga ora 13:30 ndaj të dyshuarit për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi. Prokuroria e Prishtinës ndaj personit i cili e ka kanosur gazetarin Vehbi Kajtazi ka kërkuar masën e paraburgimit. Këtë për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës Mirlinda Gashi. I…
-
Arrestohet një person në Rahovec për kanosje të një polici
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Rahovec. Policia njofton se i njëjti dyshohet se kishte penguar dhe kanosur një zyrtar policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Rasti raportohet se ka ndodhur më 08.10.2024. Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
-
Disa policë në Zveçan u kanosën nga një i dyshuar në gjendje të dehur
Përderisa po kryenin detyrën e tyre, disa zyrtarë policorë në Zveçan janë kanosur nga një person, i cili ishte në gjendjen të dehur. Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur të dielën, më 06.10.2024, rreth orës 18:05.