RRUFE

Etiketë: koreja e veriut

  • SHBA: Afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kufi me Ukrainën

    Shtetet e Bashkuara thanë më 31 tetor se kanë informacione se afër 8.000 ushtarë të Koresë së Veriut tani janë në rajonin rus të Kurskut, afër kufirit me Ukrainën, dhe Rusia “synon” që t’i dislokojë ata në fushëbetejë kundër forcave ukrainase. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja pret që trupat të dërgohen…

  • Rusia aprovon traktatin me Korenë e Veriut për ndihmë ushtarake

    Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit, e ka miratuar një traktat për partneritet strategjik me Korenë e Veriut, e cila ua mundëson atyre ta mbështetin njëra-tjetrën me “ndihmë ushtarake dhe ndihma të tjera”. Për traktatin, e aprovua më 24 tetor, u pajtuan në qershor në Phenian presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe lideri i…

  • Shefi i Pentagonit: SHBA kërkon nga Izraeli të reduktojë sulmet ndaj Bejrutit

    Shtetet e Bashkuara duan që Izraeli të reduktojë disa nga sulmet brenda dhe rreth Bejrutit, tha të shtunën (19.10.2024) Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. “Numri i viktimave civile ka qenë shumë i lartë”, tha ai. “Ne do të donim që Izraeli të reduktonte disa nga sulmet ndaj Bejrutit dhe rreth tij si dhe do…

  • Raportohet se Koreja e Veriut ia ka dërguar mijëra ushtarë Rusisë për luftën në Ukrainë

    Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut ka gjetur se Koreja e Veriut ia ka dërguar Rusisë 12.000 trupa, përfshirë forca speciale, për ta ndihmuar në luftë kundër Ukrainës, u raportua të premten. Agjencia e lajmeve Yonhap e citoi Shërbimin e Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut duke thënë se katër brigada të ushtarëve të…

  • Kina dhe Koreja e Veriut zotohen për thellimin e bashkëpunimit

    Udhëheqësit e Kinës dhe Koresë së Veriut janë zotuar që të thellojnë bashkëpunimin dypalësh, teksa më 6 tetor këto dy shtete kanë shënuar 75-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike, raportoi media shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA. “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të raporteve mes Kinës dhe Koresë së Veriut”, tha presidenti kinez, Xi…

  • Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet

    Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij do të përdorë armë bërthamore “pa hezituar” nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i tij, Uashingtoni, raportoi media shtetërore verikoreane më 4 tetor. Raportet mes dy Koreeve janë në pikën më të ulët në dekada dhe Seuli gjatë kësaj jave…

  • Koreja e Jugut shfaq raketën që mund të shkatërrojë bunkerët nëntokësorë të Veriut

    Koreja e Jugut ka shfaqur raketën e saj më të fuqishme balistike dhe disa armë të tjera që synojnë Korenë e Veriut. Këto armë u shfaqën në ceremoninë e organizuar në Ditën e Forcave të Armatosura më 1 tetor, teksa presidenti jugkorean paralajmëroi regjimin e Veriut se do të kolapsojë nëse tenton të përdorë armë…