RRUFE

Etiketë: Kuvendi i Kosovës

  • Deputetët nuk kthehen në Kuvend pas pauzës, shtyhet seanca

    Seanca e sotme (31.10.2024) e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për të hënën (04.10.2024) për shkak të mungesës së kuorumit për të vazhduar punimet. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ndonëse kanë kaluar 20 minuta prej kohës kur është dashur të fillonte seanca, deputetët e shumicës nuk janë kthyer në sallë pas pauzës. “Me…

  • Greva e punëtoreve teknike para Kuvendit, Bajrami: Kompanisë duhet t’i shkëputet kontrata

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në seancën e mbajtur më 31.10.2024, teksa ka folur për grevën e punëtoreve që mirëmbajnë hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kuvendi duhet t’ia shkëpusë kontratën me kompaninë private ku janë të punësuara këto punëtore. Ajo ka thënë se të njëjtat paguhen në kundërshtim me…

  • Bazuar në Raportin e Progresit, roli mbikëqyrës i Kuvendit është dobësuar

    Roli mbikëqyrës i Kuvendit është dobësuar ndjeshëm për shkak të refuzimit të Qeverisë për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, thuhet në Raportin e Progresit për Kosovën të hartuar nga Komisioni Europian. Në këtë raport, po ashtu vlerësohet se Kuvendi i Kosovës ka pasur vështirësi në ruajtjet e kuorumit për vendimmarrje duke rezultuar në vonesa të konsiderueshme.…

  • Nuk kalojnë tri rezolutat e partive opozitare në Kuvend

    Tri rezolutat e propozuara muajin e fundit nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës janë hedhur në votim më 30.10.2024, por asnjëra nga to nuk ka kaluar. Në votimin e këtyre rezolutave morën pjesë vetëm deputetët e partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk ishin të pranishëm në sallë.…

  • Kuvendi miraton raportin që rekomandon ndryshime në Ligjin për Sponsorizime

    Me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin që rekomandon ndryshime dhe amandamentime në Ligjin për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Raporti është hartuar nga Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës, ndërsa është prezantuar nga deputeti, Ardian Gola. Ai tha se Ligji për Sponsorizime…

  • Konjufca kritikon kabinetin e ministrit Aliu për “mungesë vëmendjeje”

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 30.10.2024, kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për Menaxhimin e Resurseve Ujore. Fillimisht, ky projektligj nuk u arritë të prezantohet fare në mungesë të ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu. Meqë nuk kishte kush ta prezantonte, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i kritikojë kabintetet e ministrave që…

  • Kuvendi hedh poshtë rezolutën për gjetjet e DASH-it, shtyn votimin e rezolutës për raportet me SHBA-në

    Rezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me gjetjet për Kosovën nga Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) është hedhur poshtë nga Kuvendi i Kosovës me 58 abstenime të deputetëve. Kjo rezolutë ishte prezantuar më 2 maj 2024 ndërsa u hodh në votim më 30.10.2024. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm gjatë…

  • Kuvendi i thotë jo propozimit të Lushtakut për lejimin e importimit të veturave më të vjetra se 10 vjet

    Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të pranishëm në seancën parlamentare të mbajtur më 30.10.2024, nuk votuan për lejimin e importimit të veturave më të vjetra se 10 vjet. Ky propozim ishte prezantuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku. 52 deputetë votuan kundër, nëntë votuan për dhe pesë abstenuan për plotësim/ndryshimin…

  • Konjufca kritikon kabinetet e ministrave, u kërkon të jenë më të vëmendshëm – VIDEO

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kritikuar kabintetet e ministrave të Qeverisë Kurti, duke iu kërkuar që të jenë më të vëmendshëm. Konjufca e kërkoi një gjë të tillë gjatë seancës plenare më 30.10.2024, pasi që ministri  i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu nuk ishte i pranishëm për të prezantuar Projektligjin…

  • Kuvendi miraton Ligjin për Këshillin e Sigurisë

    Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar Ligji për Këshillin e Sigurisë. Miratimi është bërë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, më 30.10.2024. Nënkryetari i Komisionit Funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli tha se  e kanë shqyrtuar këtë raport me rekomandime dhe njëzëri e kanë rekomanduar për seancë.…