RRUFE

Etiketë: libani

  • Izraeli e Libani pritet të arrijnë ujdi armëpushimi brenda ditësh

    Kryeministri i Libanit ka shprehur shpresën se një ujdi armëpushimi mund të arrihet me Izraelin brenda ditësh, derisa televizioni publik i Libanit ka publikuar atë që e ka quajtur draft të marrëveshjes për armëpushim fillestar prej 60 ditësh, ka raportuar Reuters në orët e hershme të mëngjesit të 30 tetorit. Dokumenti, të cilin e ka…

  • Kryetari në mesin e 16 të vrarëve nga sulmi izraelit në ndërtesë komunale në Liban

    Ushtria izraelite e ka bombarduar një ndërtesë komunale në një qytet në jug të Libanit të mërkurën, duke i vrarë 16 njerëz, përfshirë kryetarin e komunës, njoftuan zyrtarët libanezë. Ky ishte sulmi ma i madh ndaj një ndërtese shtetërore të Libanit prej se Izraeli i nisi bombardimet. Zyrtarët e Libanit e dënuan këtë sulm në…

  • Sulmi izraelit vret 18 njerëz në veri të Libanit, larg bastioneve të Hezbollahut

    Një sulm ajror izraelit e goditi një ndërtesë banimi në veri të Libanit të hënën, duke i vrarë së paku 18 njerëz, tha Kryqi i Kuq i Libanit. Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende lajmin dhe nuk është e qartë se kush ishte në shënjestër të këtij sulmi. Sulmi goditi një ndërtesë të vogël…

  • Netanyahu i kërkon OKB-së tërheqjen e menjëhershme të paqeruajtësve nga Libani

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OKB-së të tërheqë menjëherë paqeruajtësit nga bastionet e Hezbollahut, ndërsa luftimet me militantët po intensifikohen. Deklarata e zotit Netanyahu vjen pas dy incidentesh brenda 48 orësh që rezultuan me plagosjen e disa paqeruajtësve nga sulmet izraelite. Ushtria izraelite publikoi ndërkohë të dielën një video ku shfaqej një tunel…

  • Bombardimet izraelite vrasin dhjetëra njerëz në Bejrut dhe në një shkollë në Gazë

    Së paku 18 njerëz janë vrarë dhe 92 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve izraelite në Bejrut, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit të enjten mbrëma. Ndërkohë, në të njëjtën ditë, ushtria izraelite vrau 27 njerëz gjatë një sulmi në një shkollë që po strehonte palestinezë në Rripin e Gazës. Agjencia shtetërore e…

  • Vazhdojnë sulmet e Izraelit në Liban

    Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer një seri sulmesh të reja në zonën e kryeqytetit të Libanit, Bejrut, gjatë natës, duke thënë se kishte në shënjestër “objektet e ruajtjes së armëve” dhe pjesë të tjera të infrastrukturës së Hezbollahut, raporton CNN. Zëdhënësi në gjuhën arabe për Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, lëshoi ​​urdhra të…

  • Izraeli urdhëron evakuim nga Libani jugor, teksa në Bejrut dëgjohen shpërthime

    Ushtria e Izraelit u ka bërë thirrje banorëve të më shumë se 20 qytezave në jug të Libanit të largohen nga shtëpitë e tyre menjëherë të enjten. Ndërkohë, në Bejrut janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme. Thirrjet për evakuim nga qytezat jugore vlejnë edhe për kryeqytetit provincial, Nabatieh, që nënkupton se një operacion tjetër izraelit…

  • SHBA paralajmëron Iranin në OKB: Mos na sulmo as ne, as Izraelin

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin nga ky takim që të mos sulmojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. “Veprimet tona janë mbrojtëse”, deklaroi Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. “Më lejoni të jem e qartë: regjimi iranian do…

  • Vriten 8 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve me Hezbollahun në Liban

    Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën vonë se tetë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve kundër grupit militant Hezbollah brenda Libanit. Forcat izraelite e nisën mëngjesin e së martës një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut në jug të Libanit, duke i përshkallëzuar edhe më shumë tensionet. Në një video ngushëlluese, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha: “Ne…

  • SHBA-ja: Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet

    Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) i Shtëpisë së Bardhë ka thënë të martën (01.10.2024) se “operacionet e kufizuara” të Izraelit për shkatërrimin e infrastrukturës së “Hezbollahut” matanë kufirit janë në pajtim me të drejtën e shtetit hebraik për të mbrojtur veten, raporton AP. Megjithatë, NSC-ja ka paralajmëruar se zgjerimi i operacionit do të përbënte rrezik.…