RRUFE

Etiketë: Lufta

  • Izraeli e Libani pritet të arrijnë ujdi armëpushimi brenda ditësh

    Kryeministri i Libanit ka shprehur shpresën se një ujdi armëpushimi mund të arrihet me Izraelin brenda ditësh, derisa televizioni publik i Libanit ka publikuar atë që e ka quajtur draft të marrëveshjes për armëpushim fillestar prej 60 ditësh, ka raportuar Reuters në orët e hershme të mëngjesit të 30 tetorit. Dokumenti, të cilin e ka…

  • Rusia pretendohet se ia mori Ukrainës 196 km katror brenda javës

    Rusia ia ka marrë Ukrainës 196.1 kilometra katror në javën e kaluar prej 20 deri më 27 tetor, duke shënuar avancimin më të madh brenda një jave për forcat ruse në terren, ka raportuar grupi mediatik rus, Agentstvo, duke analizuar burime të hapura hartash ukrainase, raporton Reuters. Lufta, që nisi dy vjet e gjysmë më…

  • Zelensky në Islandë për bisedime rreth “Planit të Fitores”

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Islandë të hënën, për të marrë pjesë në një samit me liderët e vendeve nordike. Zelensky shkroi në Telegram të hënën se në Islandë do të marrë pjesë në samtin e katërt mes Ukrainës dhe Evropës Veriore, si dhe do të mbajnë takime me kryeministrat e Islandës,…

  • Ushtria ruse pretendon se ka avancuar në lindje të Ukrainës

    Rusia tha më 27 tetor se ushtria e saj ka avancuar në lindje të Ukrainës, duke marrë nën kontroll një fshat të frontit të luftës, që gjendet pak kilometra në veri të një qyteti kyç ukrainas, që është nën kontrollin e ushtarëve të Kievit. Moska për muaj të tërë është duke avancuar në fushëbetejë kundër…

  • Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufirit me Ukrainën

    Ndërtimi i një kampi të ri ushtarak në rajonin Homel të Bjellorusisë, për të cilin disa analistë kishin paralajmëruar se mund të përdorej si bazë sulmuese ndaj Ukrainës, është ndaluar, ka mësuar Radio Evropa e Lirë (REL). Shërbimi bjellorus i REL-it, duke përdorur burime vendore dhe imazhe satelitore, raportoi se puna në “Chaika” – dikur…

  • Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

    Një dron rus e ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas dhe vendet përreth. Serhiy Popko, shef i administratës ushtarake të Kievit, tha se zjarri i ka përfshirë edhe disa banesa në këtë ndërtesë në qark perëndimor të qendrës së…

  • Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerje të armëve

    Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerjen e më shumë sisteme armësh, njoftoi sekretari i Mbrojtjes, John Healey, më 22 tetor. Njoftimi vjen në kohën kur forcat e Kievit po përballen me luftime të ashpra me forcat ruse në lindje, ndërkaq përditë qytetet dhe infrastruktura ukrainase është cak i sulmeve ajrore.…

  • Austin: Do t’i ofrojmë Ukrainës gjithçka i nevojitet në luftën përballë Rusisë

    Shtetet e Bashkuara “do t’i mundësojnë Ukrainës gjithçka që i nevojitet” për të vazhduar luftën e saj 32-mujore me Rusinë, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një vizite në Kiev të hënën. Por ai nuk dha asnjë sinjal se Shtetet e Bashkuara do të pranonin kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar menjëherë në NATO ose…

  • Rreth 87 të vrarë apo zhdukur nga sulmet izraelite në Gazë, sipas zyrtarëve palestinezë

    Të paktën 87 njerëz janë vrarë apo zhdukur si pasojë e bombardimeve izraelite mbi shtëpi të shumta në veri të Rripit të Gazës gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të së dielës, tha Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze. Ajo tha se rreth 40 njerëz të tjerë janë plagosur në sulmet mbi qytezën Beit Lahia. Kjo qytezë…

  • Raportohet se ushtria ukrainase lëshoi dronë drejt Moskës dhe fabrikës ruse të armëve

    Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh drejt Moskës dhe rajoneve perëndimore të Rusisë të dielën. Po ashtu, raportohet për një sulm në një zonë industriale, ku ndodhet një fabrikë e rëndësishme armësh. Këto sulmet vijnë një ditë pasi dronët ukrainas thuhet se sulmuan një impiant mikroelektronik që është jetik për ushtrinë…