RRUFE

Etiketë: lufta në Ukrainë

  • Përpjekjet e Ukrainës për ta luftuar mungesën e ushtarëve në front

    Një koncert në kryeqytet i grupit më të famshëm të rokut në vend, një resort luksoz dhe një dasmë fundjave në qendër të Lvivit. Këto ngjarje nuk kanë mundur të jenë më të spikatura. Rekrutuesit ushtarakë morën pjesë në këto ngjarje, në mesin e shumë të tjerëve në gjithë Ukrainën rishtazi, duke kërkuar burra që…

  • Kievi sulmon me 110 dronë disa rajone ruse

    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ajrore kishte rrëzuar 110 dronë ukrainas të dielën mbi rajonet perëndimore të vendit. Ky zhvillim vjen ndërsa 17 persona u plagosën në qytetin ukrainas të Kryvyi Rih-ut si pasojë e një sulmi rus me raketa balistike. Moska tha se 110 dronët ishin drejtuar ndaj shtatë rajoneve ruse. Shumë…

  • SHBA-ja sanksionon kompanitë kineze të dronëve

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy kompanive kineze dhe një kompanie ruse për përfshirjen në prodhimin dhe dërgimin e dronëve që Rusia i përdor në luftën e saj kundër Ukrainës. Dy kompanitë kineze që u sanksionuan nga Departamenti amerikan i Thesarit janë Xiamen Limbach Aircraft Engine Company dhe Redlepus Vector Industry Shenzhen. Xiamen…

  • Australia ia dhuron Ukrainës 49 tanke të vjetra “Abrams”

    Australia do t’ia dhurojë Ukrainës 49 tanke të vjetra “M1A1 Abrams” disa muaj pasi Kievi ia kishte kërkuar këtë flotë të reduktuar të makinerisë luftarake tokësore, ka bërë të ditur më 17.10.2024 ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles. Agjencia AP ka raportuar se Qeveria australiane do t’ia japë ushtrisë ukrainase shumicën e tankeve të prodhimit…

  • Biden njofton 425 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të mërkurën se i ka ndarë 425 milionë dollarë për ta ndihmuar Ukrainën ta përforcojë sigurinë e vet në luftën kundër Rusisë. Ai e njoftoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për përpjekjet e tij për ta “rritur” ndihmën e sigurisë për Ukrainën gjatë kohës së mbetur të…

  • Zelensky prezanton “Planin e fitores” që përfshin kërkesën për anëtarësim në NATO

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka prezantuar një plan, që ai beson se do të ndryshonte kahen e luftës në të mirë të Kievit, dhe do të mund t’i jepte fund konfliktit me Rusinë, jo më larg se vitin e ardhshëm. Në një fjalim të mbajtur para Parlamentit ukrainas, më 16 tetor, Zelensky ka bërë…

  • Gazetarja ukrainase vdes në burgun rus, thonë zyrtarët

    Gazetarja ukrainase, Viktoria Roshchyna e cili kishte shkruar shkrime nga terreni për jetën nën pushtimin rus ka vdekur në një qendër ruse të paraburgimit ka raportuar më 11.10.2024 agjencia e lajmeve Reuters. Viktoria Roshchyna, e cila kishte mbushur në tetor 28 vjet, ishte gazetare e pavarur që raportonte për mediat ukrainase, si “Ukrainska Pravda” dhe…

  • Në samitin për Ukrainën, vendet e Evropës Juglindore miratojnë deklaratën në mbështetje të Kievit

    Përfaqësuesit e 12 vendeve të Evropës Juglindore miratuan të mërkurën vonë Deklaratën e samitit për Ukrainën në Dubrovnik të Kroacisë, ku mori pjesë edhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e dënuar agresionin rus dhe duke e mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Deklarata e dënon agresionin rus në Ukrainë, e mbështet sovranitetin dhe integritetin…

  • Ukraina njofton për sulme me dronë nga Rusia ndaj infrastrukturës kritike

    Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan të premten se Rusia sulmoi me 19 dronë infrastrukturën e saj jetike. Ukraina njoftoi se rrëzoi të paktën 9 prej dronëve, 7 të tjerëve mendohet se iu ndërpre komunikimi elektronik dhe për 3 të tjerë nuk njoftoi se çfarë u ndodhi. Kryebashkiakui Kievit Vitali Klitschko tha se si pasojë e…

  • Zelensky i viziton trupat ukrainase në kufi me rajonin rus

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar të premten trupat ukrainase në rajonin verilindor të vendit, Sumi, ku foli me komandantë dhe ushtarë të cilët janë duke luftuar përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe në rajonin Kursk të Rusisë. Ukraina e nisi inkursionin befasues në Kursk pikërisht nga Sumi, para gati dy muajve.…