Etiketë: Manuel Sarrazin
-
Sveçla bisedon me Sarrazinin për kontrollin e mallrave serbe në Merdarë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi se ka biseduar me përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë. Qeveria e Kosovës ka ndryshuar masën e sigurisë për mallrat serbe, nga “kufizim” siç ka…
-
Kryeministri Kurti u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë, diskutuan disa çështje
Kafjallin e sotëm kryeministri Albin Kurti e ka ngrënë bashkë me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në rezidencën e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ata kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për bashkëpunimin rajonal në kuadër të…
-
“Muri” i CEFTA-s: A janë ftohur marrëdhëniet e Gjermanisë me Kurtin?
Para se të bëhej kryeministër i Kosovës, Albin Kurti dukej se kishte një dozë pëlqyeshmërie nga shteti më i fuqishëm në Europë. Por, në fund të mandatit si shef qeverie, sipas këndvështrimit të njohësve të politikës, gjërat nuk duken gjithaq si më parë. Qeveria e shtetit mik përmes deklaratave të emisarit për Ballkanin Perëndimor, Manuel…
-
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në KiE
Manuel Sarrazin, i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor kohëve të fundit u tregua “më i ftohtë” karshi vendimeve të autoriteteve të Kosovës. Së fundmi, ai e përmendi sërish Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si obligim që duhet përmbushur, nëse Kosova dëshiron që t’i hapet rruga për anëtarësim në mekanizmat europianë- specifikisht në…
-
Sarrazin: Hapi i radhës në planin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë është drafti i Asociacionit
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë qëndrimit në Kosovë, më 02.10.2024, ka folur për planin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Sarrazin-it, hapi i radhës në planin implementues është krijimi i draftit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se…
-
Sarrazin: S’mund të prisni vetëm nga Gjermania, punën e saj diplomatike duhet ta bëjë vetë Kosova
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, më 01.10.2024, deklaroi se Kosova nuk duhet të presë që shteti gjerman t’ia bëjë punën e saj diplomatike, por duhet ta bëjë vetë. Megjithatë, ka thënë se iu ka kërkuar partnerëve ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës. “Nuk është e drejtë të thuhet…
-
Sarrazin në Prishtinë: Tregu rajonal do të mundësonte zhvillim
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Gjermania është ndër partnerët kryesorë të Kosovës, si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht, sepse beson në të ardhmen dhe potencialin që ka ajo. Ai tha se Kosova duhet të krijojë parakushte për më shumë investime dhe bëri thirrje që të punohet për një…