Etiketë: Mehdi sefa
-
Gjykimi i ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit, eksperti tregon në bazë të cilave dokumente është kryer pagesa për tenderin
Në Gjykatën e Prizrenit në seancën e datës 30.10.2024, në rastin ku po gjykohet Osman Krasniqi, ish-drejtori i Komunës së Prizrenit, i akuzuar për keqpërdorim detyre, ka dhënë dëshmi eksperti Visar Bibaj. Në këtë rast Krasniqi nga Prokuroria po akuzohet se ka keqpërdorur detyrën e tij në kuadër të tenderit “Furnizimi me zhavorr për rrugët…
-
Kontrabanda me migrantë nga Siria, shtyhet gjykimi në mungesë të anëtares së trupit gjykues
Ka dështuar të mbahet seanca e datës së sotme, 29.10.2024, në Gjykatën e Prizrenit, ndaj të akuzuarit për kontrabandim me migrantë, Avdulla Osmani. Seanca gjyqësore dështoi të mbahet për shkak të mungesës së një anëtareje të trupit gjykues. Kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha, deklaroi se nuk kishte kushte ligjore për të vazhduar me…
-
Gjykimi i gjeodetit për ndarje të pronës pa kërkesën e njërit prej bashkëpronarëve, çka deklaroi eksperti i gjeodezisë?
Bajram Selmani, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është ulur në bankën e të akuzuarve sot, më 16.10.2024, në Gjykatën e Prizrenit. Në seancën e sotme ka dëshmuar eksperti i gjeodezisë, Faton Bajselmani. Fillimisht, eksperti u mor në pyetje nga prokurori Mehdi Sefa. Prokurori Sefa pyeti se kërkesa për ndarjen e dy parcelave është…
-
Gjykimi ndaj Besnik Krasniqi, i akuzuar se punësoi të emëruarin politik – Çka tha dëshmitari në Gjykatë?
Në Gjykatën e Prizrenit sot, më 14.10.2024, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurit Besnik Krasniqi, i cili po akuzohet për veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Besnik Krasniqi, kryetar i AAK-së në Prizren, pretendohet se punësoi të emëruarin politik në pozitën e drejtorit të bordit të kompanisë “Eko Regjioni”. Palë e…
-
Gjyqi ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, aprovohet kërkesa e mbrojtjes për dëgjimin e pesë dëshmitarëve
Ish-drejtori i Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu, i cili akuzohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, është ulur sërish sot, më 07.10.2024, në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit për rigjykim. Në seancën e datës 31.07.2024, i pandehuri Kryeziu lidhur me veprën penale që i vihet në barrë kishte thënë se ndihet…
-
Polici tregon detaje të incidentit në të cilin u plagos kolegu i tij për çka po gjykohen Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij
Të akuzuar se u përfshinë në incidentin ku kishte mbetur i plagosur një polic i Kosovës, Faton Lushtaku, Arif Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku, gjatë seancës më 01.10.2024 deklaruan se nuk e pranojnë fajësinë për akuzat që u vihen në barrë. Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Prizrenit, sot ka dëshmuar dëshmitari Xhemë Murtezaj, zyrtar policor.…