Etiketë: Mitrovicë e Jugut
-
Pas raportimit të KALLXO.com për ankesat e qytetarëve, fillon asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani” në Mitrovicë të Jugut
Ka filluar asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani – Katana” teksa rregullimi i trotuareve është në përfundim në Mitrovicë të Jugut, njofton Komuna e Mitrovicës më 24.10.2024. Zhurma, pluhuri dhe punët e papërfunduara ishin bërë problem i përditshëm për banorët e kësaj zone të qytetit. Rruga që lidh qendrën e qytetit në jug të Mitrovicës dhe…
-
“Fustani Rozë”, një shfaqje për ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit
Në muzeun e qytetit të Mitrovicës, më 21.10.2024, është dhënë shfaqja “Fustani Rozë” me regji të Donikë Ahmetit. Kjo shfaqje ka treguar historinë e një vajze të re, e cila ka filluar betejën e saj me sëmundjen e kancerit të gjirit. Regjisorja Donikë Ahmeti për KALLXO.com tha se me krijimin e kësaj shfaqjeje ndjehet krenare.…
-
Dy rrugë në lagjen ‘Ilirida’ në Mitrovicë të Jugut ‘të harruara’ për vite të tëra – VIDEO
Dy rrugë kryesore të lagjes “Ilirida” në Mitrovicë të Jugut kanë mbetur të paasfaltuara për vite të tëra. Banorët e rrugëve “Rexhep Dedia” dhe “Nuredin Hajzeri” ankohen për vështirësitë për qarkullim, ndërsa komuna zotohet se në fillim të vitit 2025 pritet të nisin procedurat për rregullimin e infrastrukturës. Gropat, pluhuri, balta janë pjesë e përditshmërisë…
-
Përleshje në Mitrovicë të Jugut, i mituri lëndohet me mjet të mprehtë – Pamje
Një i mitur ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë në sheshin “Skëndërbeu” Mitrovicë të Jugut pas një përleshje mëngjesin e së mërkurës (16.10.2024). Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për KALLXO.com se rreth orës 09:45 është raportuar për nje person të lënduar. “Nga hetimet e para…
-
Gjendja e mjerueshme e rrugës ‘Ajet Bajrami’, në Mitrovicë të Jugut
Asfalti i prishur, ujërat atmosferik, kanalizimet dhe mungesa e ndriçimit publike, janë kthyer në një “hall” për banorët e rrugës “Ajet Bajrami” në lagjen Bajr të të Mitrovicës së Jugut. Miftar Bajrami, banor në këtë lagje thotë se rruga “Ajet Bajrami” është në këtë gjendje tash e dy vite. “Që 30 vite jetojë këtu, valla…
-
Disa shkolla në Mitrovicën e Jugut po ballafaqohen me mungesë të mësimdhënësve
Në një kohë kur arsimimi i cilësisë së lartë është thelbësor për zhvillimin e brezave të rinj, shkollat e mesme dhe ato fillore në komunën e Mitrovicës po përballen me mungesë të profesorëve. Gjimnazi “Frang Bardhi”, vitin shkollor 2024/2025 e filloi me mungesë të stafit arsimor, në lëndën e Kimisë dhe atë të Biologjisë. Drejtori…
-
Plagosja e 38-vjeçarit në Mitrovicë, policia e cilëson si ‘Vrasje e rëndë në tentativë’
Policia e ka cilësuar si ‘vrasje të rëndë në tentativë’ rastin e plagosjes së një 38-vjeçari të shtunën më 05.10.2024 në Mitrovicë të Jugut. Ilmi Prekazi nga zyra për media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur për Kallxo.com se “janë identifikuar të dyshuarit dhe janë në kërkim”.…
-
I plagosuri në Mitrovicë të Jugut jashtë rrezikut për jetë, por do të dërgohet në QKUK
38-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri më 05.10.2024 në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut do dërgohet për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Gëzim Berisha, Drejtor mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Jugut tha për KALLXO.com se personi është plagosur në këmbë dhe se është jashtë rrezikut për jetë. “Do…
-
Lajmi i fundit: Plagosje në Mitrovicë
Një 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi për KALLXO.com bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit në Mitrovicë të Jugut. “Bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri në rrugën…
-
Mitrovicë, qytetarët ankohen për çmimet e larta të frutave dhe perimeve në tregun e qytetit
Periudha e vjeshtës është koha kur qytetarët furnizohen me frutat dhe perimet për të siguruar ushqimet gjatë dimrit. Por çmimet dhe kualiteti i tyre këtë vit po del të jetë befasues për disa qytetarët në Mitrovicë të Jugut, për shkak të cilësisë së dobët e çmimeve të larta të produkteve. Për Gani Ismajlin, çmimet në…