Etiketë: Mitrovicë e veriut
-
Zhvillimet në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, Policia po interviston katër persona
Katër persona janë aktualisht në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut duke u intervistuar nga ana e hetuesve lidhur me zhvillimet e fundit në Lagjen e Boshnjakëve. Kështu konfirmoi për KALLXO.com Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës. Elshani tutje shtoi se katër personat janë duke u intervistuar lidhur me dyshimin…
-
Zhvillimet në Lagjen e Boshnjakëve te pllaka përkujtimore e Avni Hajredinit, deklarohet Policia
Disa qytetarë u mblodhën sonte, më 31.10.2024, afër pllakës përkujtimore të dëshmorit Avni Hajredini në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut. Ata u mblodhën në shenjë revolte ndaj vendosjes së parullave në serbisht me mbishkrimin “Mos u frikëso! Qyteti yt”. Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Rajonit Mitrovicë – Veri…
-
Mitrovicë e Veriut, qytetarët heqin mbishkrimin në serbisht nga pllaka përkujtimore e dëshmorit Avni Hajredini
Disa qytetarë janë mbledhur afër pllakës përkujtimore të dëshmorit Avni Hajredini në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut, në shenjë revolte ndaj vendosjes së parullave në serbisht me mbishkrimin “Mos u frikëso! Qyteti yt”. Djali i dëshmorit Avni Hajredini, Donik Hajredini, në një prononcim për KALLXO.com tha se qytetarët shqiptarë i larguan posterët nga…
-
Vendosja e posterëve në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut, flet Elshani
Posterët me mbishkrimin “Mos u frikëso! Qyteti yt!” janë vendosur përgjatë sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut më 31.10.2024. Sipas zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, të njëjtit janë vendosur nga serbët lokal dhe policia është në dijeni për vendosjen e tyre. “Aleksandar Arsenijeviq dhe grupi i…
-
Dëshmitë për funksionimin e institucionit paralel ilegal në Mitrovicë të Veriut- VIDEO
Në vargun e mbyljles së objekteve ilegale paralele në veri të vendit po pretendohet se ende veprojnë të tilla në këtë zonë. Burime të KALLXO.com kanë thënë se në “Lagjen e Boshnjakëve” po operon objekti paralel me “Drejtorinë për Tatim”. Ekipi i KALLXO.com verifikoi më 30.10.2024 se në këtë objekt paralel funksionon e ashtuquajtura “Administrata…
-
Policia e Kosovës sqaron ngjarjen e arrestimit të një qytetari serb në Mitrovicë të Veriut
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me ngjarjen, në të cilën u arrestua një qytetari nga komuniteti serb në Mitrovicë të Veriut. Përmes një komunikatë për media, të lëshuar, sot më 26.10.2024, Policia e Kosovës pretendon se në orët e hershme të mëngjesit së 26.10.2024, kishte hasur qytetarin Millosh Subotiq duke tentuar të dëmtojë…
-
Pretendimet për rrahjen e qytetarit serb nga Policia e Kosovës, disa OJQ ndërpresin bashkëpunimin me EULEX, kërkojnë reagimin e tyre
Organizata serbe joqeveritare, Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike (ACDC), përmes një komunikate kanë thënë se dënojnë ashpër rrahjen e qytetarit serb nga Mitrovica e Veriut, Millosh Subotiq, për të cilin pretendojnë se u rrah padrejtësisht nga Policia e Kosovës. Në emër të katër organizatave: Ngo Aktiv, Center for Affirmative Social Actions – CASA, NGO…
-
Hetues policorë dhe zyrtarë të “Trepçës” vizitojnë objektin ku ka funksionuar komuna paralele e Skenderajt
Objektin ku ka funksionuar komuna paralele e Skenderajt me seli në Mitrovicë të Veriut e kanë vizituar hetuesit policorë dhe drejtori i minierës së “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, më 18.10.2024. Më 17.10.2024, pasi mbylljes së këtij objekti, Policia e Kosovës ka intervistuar përgjegjësin e kësaj strukture paralele. Sipas shefit të Operativës Rajonale për Mitrovicën e Veriut,…
-
Policia intervistoi përgjegjësin e Komunës Paralele të Skenderajt në Mitrovicë të Veriut
Pasi e mbyllën dhe kontrolluan në objektin që ishte shfrytëzuar si komunë paralele e Skenderajt në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës ka intervistuar përgjegjësin e kësaj komune paralele, më 17.10.2024. Sipas shefit të Operativës Rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, përgjegjësi i komunës paralele të Skenderajt është mbrojtur në heshtje. “Është intervistuar, është…
-
Në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës mbyll Komunën paralele ilegale të Skenderajt
Policia e Kosovës e ka mbyllur më 16.10.2024 ndërtesën e cila ishte shfrytëzuar ilegalisht nga Serbia si Komunë paralele e Skenderajt. Ky institucion ilegal serb kishte selinë në Mitrovicë të Veriut. Kështu ka thënë për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani. Elshani ka deklaruar se pas verifikimeve policore në…