RRUFE

Etiketë: OKB

  • Netanyahu i kërkon OKB-së tërheqjen e menjëhershme të paqeruajtësve nga Libani

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OKB-së të tërheqë menjëherë paqeruajtësit nga bastionet e Hezbollahut, ndërsa luftimet me militantët po intensifikohen. Deklarata e zotit Netanyahu vjen pas dy incidentesh brenda 48 orësh që rezultuan me plagosjen e disa paqeruajtësve nga sulmet izraelite. Ushtria izraelite publikoi ndërkohë të dielën një video ku shfaqej një tunel…

  • Bombardimet izraelite vrasin dhjetëra njerëz në Bejrut dhe në një shkollë në Gazë

    Së paku 18 njerëz janë vrarë dhe 92 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve izraelite në Bejrut, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit të enjten mbrëma. Ndërkohë, në të njëjtën ditë, ushtria izraelite vrau 27 njerëz gjatë një sulmi në një shkollë që po strehonte palestinezë në Rripin e Gazës. Agjencia shtetërore e…

  • UNICEF: Një ndër tetë vajza përdhunohet ose abuzohet seksualisht para moshës 18 vjeçare

    Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra, ose një ndër tetë në mbarë botën, kanë përjetuar përdhunim, ose abuzim seksual para moshës 18 vjeç, tha të mërkurën UNICEF, Agjencia e OKB-së për Fëmijët. Kjo shifër arrin në 650 milionë, ose një ndër pesë, nëse llogariten format “pa kontakt direkt” të dhunës seksuale, si abuzimi…

  • OKB: Libani po përballet me krizë të tmerrshme të refugjatëve

    Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët, Filippo Grandi, ka mbërritur në Bejrut këtë pasdite. Në një postim në rrjetet sociale, ai deklaroi se Libani po përballet me një krizë të “tmerrshme të refugjatëve, si pasojë e zhvendosjeve nga sulmet ajrore izraelite”. Spitalet po ashtu janë mbyllur pasi sulmet ajrore nga Izraeli…

  • OKB refuzon kërkesën e Izraelit për të zhvendosur paqeruajtësit në Liban

    Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban thanë më 5 tetor se nuk do të lënë pozicionet e tyre në jug, pavarësisht se tha se Izraeli ka kërkuar që ata të “zhvendosen”. “Më 30 shtator, ushtria izraelite ka njoftuar forcat paqeruajtëse për qëllimin e saj për të ndërmarrë një inkursion të kufizuar tokësor në…

  • OKB: Shumica e strehimoreve të Libanit janë mbushur me të zhvendosur

    Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se shumica e gati 900 strehimoreve të Libanit janë mbushur plotësisht dhe se njerëz që po ikin nga bombardimet izraelite, janë duke fjetur nëpër rrugë dhe parqe publike. “Gati të gjitha 900 strehimoret kolektive të vendosura nga Qeveria në Liban janë mbushur tashmë”, tha Rula Amin nga…

  • SHBA paralajmëron Iranin në OKB: Mos na sulmo as ne, as Izraelin

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin nga ky takim që të mos sulmojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. “Veprimet tona janë mbrojtëse”, deklaroi Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. “Më lejoni të jem e qartë: regjimi iranian do…

  • Vriten 8 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve me Hezbollahun në Liban

    Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën vonë se tetë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve kundër grupit militant Hezbollah brenda Libanit. Forcat izraelite e nisën mëngjesin e së martës një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut në jug të Libanit, duke i përshkallëzuar edhe më shumë tensionet. Në një video ngushëlluese, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha: “Ne…

  • Izraeli e shpall shefin e OKB-së person të padëshirueshëm

    Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se ia ka ndaluar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, hyrjen në vendin e tij, sepse, siç tha, ai nuk e ka dënuar sulmin raketor të Iranit kundër Izraelit. Irani hodhi të martën më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të, siç tha,…

  • Erdogani: OKB-ja të rekomandojë përdorimin e forcës nëse Izraeli nuk ndalet

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të rekomandojë përdorimin e forcës në pajtim me rezolutën e që e kishte aprovuar në vitin 1950 nëse Këshilli i Sigurimit dështon që t’i ndalë sulmet e Izraelit në Gazë dhe Liban, shkruan Reuters. Turqia, anëtare e NATO-s, ka dënuar sulmet…